Kelmendi shkruan për dialogun: Pala serbe është në epërsi në raport me palën kosovare
Autori: Gazeta inFokus 21:32 | 20 August 2018
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka bërë një shkrim në të cilin ka elaboruar pozicionin e Kosovës në raport me atë të Serbisë në arenën ndërkombëtare.
Sipas tij, duke pasur parasysh disa faktorë, duket sikur pala serbe është në epërsi në raport me palën kosovare.
Më poshtë keni shkrimin e Ramiz Kelmendit, të plotë:
Rejtingu politik domosdoshmëri për qeveritarët!
Nëse e shohim kërkesën për takim të Vuçiqit me presidentin Donald Trump dhe presidentin e frances Marcon, të krijohet përshtypja se çka do të bisedohet dhe çka do të premtohet. Thjesht në cilat segmente do të zbuten qëndrimet në raport me Serbinë.
Cilat do të jenë përfundimet dhe arritjet e një takimi të tillë të kërkuar nga një president i cili njihet me aktivitetet e tij luftarake dhe nxitëse në luftën e Bosnjës, Kroacisë dhe Kosovës !?
Çfarë po bëjnë këta liderë shtetëror apo më mirë të themi gjenocidista, që të arrijnë të jenë atraktiv për politikën aktuale botërore.
A mos ndoshta politikat e brendshme, politikat për hapje të investitorëve nga shtetet e këtyre vendeve, (dihet se në Republiken e Serbisë kemi shumë investitorë nga Amerika, Gjermania, Franca, Italia, Austria, Turqia dhe shumë shtete tjera, të cilat shohin interes ekonomik dhe kjo ndryshon qasje politike), por edhe shkalla e ultë dhe në rënie e korrupsionit të vogël mesiguri se është komponentë pozitive politike për ta.
Në anën tjetër shtrohet pyetja se çka po ndodhë me politikën tonë!? E perçarë plotësisht, e njollosur tërësisht nga ana e shërbimeve sekrete aktive edhe më shumë se që po prezantohet, marrë parasysh këtu edhe pengesat e kaluara të punës së parlamentit me mejte të dhunës që nuk falen plotësisht, akuzat nga Gjykata speciale e cila po pengon lëvizjen e lirë të liderëve shtetëror dhe politik nëpër botë, shpesh kemi levizje të financuara për të bërë foto kalimthi me personalitete botërore, por ato foto janë vetëm për konsum të brendshëm në politikën ndërkombëtare, nuk janë domethënëse.
Ngarkesë tjetër e liderëve tonë poashtu mbetet krimi dhe korrupsioni që janë një prej pengesave kryesore për takime politike me liderë botërorë. Secili liderë botërorë që takohet me politkanët e shtetit të korruptuar, nxit kritika dhe paraqet humbje të elktoratit, meqë mjetet e informimit e paraqesin si takim me politikan të një shteti të korruptuar dhe ndoshta edhe të akuzuar në Gjykata special.
Derivat i këtyre zhvillimeve që po ndodhin në skenën tonë politike dhe në atë serbe, po del se pala tjetër ndodhet në epërsi ndaj dhe gjendja nuk është në favor të anës tonë. Mendoj se mosuniteti i brendshëm, paqëndrueshmëria politike, duke mos pasur numra në parlament, duke e pasur pjesë të koalicionit qeverisës Listen serbe jashtë qeverisë dhe aktiviteteve politike, paraqesin dëm të madh politik dhe ky qëndrim i listës serbe paraqet edhe shumë gjëra që ndërkombëtarët i kuptojnë më ndryshe nga ne, meqë ata paraqiten se as në Parlament nuk jan të sigurt, me arsyetimin se asnjë propozim i tyre kinse nuk kalon nga shumica tjetër.
Pra, krejt këto zhvillime e favorizojnë edhe Asociacionin që të ketë edhe kompetenca tjera të domosdoshme për listen Serbe për të qenë e barabartë dhe vendosëse për interesat e veta dhe nga këtu ka mundësi dhe rrezik që kompetencat e Asociacionit të jenë të llojit sikur, Deputet të një Kuvendi të ashtuquajtur e të deleguar për përfaqësim në Kuvendin e Kosovës. Me këtë rast largoheshin të gjithë ata pjesëtarë të komunitetit që mendojnë ndryshe nga pjestarët e listës serbe apo të ndikimit të Beogradit, në një farë forme edhe vendet ministrore të delegohen po nga një i ashtuquajtur kuvend me mundësi shkarkimi nga Kryeministri i Qeverisë, pra humbje e kompentencave ekzekutive.
Nga këto që shihen në horizont, del se është i nevojshëm një unifikim i spektrit politik, shkuarje në zgjedhje duke fituar pak kohë dhe angazhim për të fituar mbështetjen e duhur Qeveria e ardhshme për të ngritur perfomancën e humbur politike.
Duhet edhe një herë të zhvillohet bashkëpunimi me shqiptaroaamerikanët të cilët arritën të miqësojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës dhe ata luftëtarë të kësaj miqësie së pari të shpërblehen me Medaljen e dhjetëvjetorit të pavarësisë, e më pas tu kërkohet angazhim edhe një herë, të nxiten për këtë, sepse nga biseda me ta kemi një largim të bashkëvendasve nga politika, apo injorim në raport me interesin nga e kaluara dhe interesin e sotëm e të ardhshëm.
Bashkimi i Qeverisë dhe politikës me bashkëatdhetarët do jetë një mundësi fuqie dhe uniteti që edhe nëse ndodhë ndonjë shkëmbim territoresh i llojit ‘jep mish e merr asht’, të parandalohej.
Ramiz Kelmendi – Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, LDK
Të tjera
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...
-
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
Sot (e premte), 22 nëntor, do të hidhet shorti për ndeshjet e ‘play-off’it në...
-
Gjendet pa ndjenja një person në Gjilan, vdes në Emergjencë- Policia nis hetimet
Një person ka informuar policinë se të enjten rreth orës 14:00, është gjetur ...
-
Rusia sulmoi Ukrainën me raketë balistike ndërkontinentale, NATO: Nuk do ‘frenojmë’ mbështetjen ndaj Kievit
Përdorimi nga Rusia i një lloji të ri rakete balistike kundër Ukrainës dje as...
-
Plạgosja në Vranjevc, Policia tregon çka gjeti në vendngjarje – të plagosurve që po trajtohen në QKUK u caktohet masa e ndalimit për 48 orë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen që ndodhi dje në lagjen...