Kelmendi i reagon ashpër VV-së: Ideologjia juaj është e rrezikshme, financoheni nga Serbia
Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 26 June 2017
Kreu i partisë FJALA, Gëzim Kelmendi thotë se nëse ndokush në Kosovë financohet dhe kontrollohet nga Serbia, atëherë ata janë drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.
Reagimi i Kelmendit vjen pasi një zyrtarë i VV’së, të hënën, tha se disa hoxhallarë që kanë ushtruar funksionin e tyre në Kosovë janë financuar nga shteti serb.
“Ju në kohë zgjedhje, u bëtë edhe imam edhe hoxhallarë duke na treguar edhe moshën se kur duhet të mbulohen vajzat”, thotë kreu i partisë Fjala.
Ky është reagimi i plotë i tij:
Zyrtarët e Vetëvendosjes vazhdojnë me shpifje dhe ofendime në drejtim të muslimanëve !
Zyrtari për marrëdhënie me jashtë i Vetëvendosjes Boiken Abazi, ka thënë se disa hoxhallarë janë financuar dhe kontrolluar nga Serbia.
Ky është ofendimi dhe shpifja e dytë me rradhë brenda dy ditëve që vie nga zyrtarët e Vetëvendosjes drejtuar muslimanëve të Kosovës.
Situatën e bën edhe më të rëndë fakti se këto ofendime dhe shpifje vijnë në fund të Ramazanit dhe në festën e Fitër Bajramit.
Juve shpifësa dhe ofendues nga Vetëvendosja, juve që në zemrat juaja keni urrejtje dhe ideologji të rrezikshme, hoxhallarët as nuk janë financuar dhe as nuk janë kontrolluar nga Serbia.
Nëse dikush nga ju është financuar dhe kontrolluar nga Serbia, nuk domethënë që edhe të tjerët bëjnë si ju.
Ju në kohë zgjedhje, u bëtë edhe imam edhe hoxhallarë duke na treguar edhe moshën se kur duhet të mbulohen vajzat.
Po në këto zgjedhje keni përfshi në listën e juaj të kandidatëve për deputet edhe hoxhallarë.
Tash pasi morrët votat e muslimanëve, nuk i ndalni ofendimet ndaj muslimanëve dhe prijësve të tyre-hoxhallarëve.
Turp për juve.
Gëzim Kelmendi
Të tjera
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur mbledhjen e rregullt për çe...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...