Fokus

Kelmendi: “Punëtorëve të ETC-së i’u kërkova votën për programin e partisë më të mirë në vend”

Autori: Gazeta inFokus 18:28 | 19 October 2019

Gjatë fushatës zgjedhore punëtorëve të tij i’u kishte kërkuar që ta votojnë Partinë Demokratike të Kosovës.

E kjo gjë të cilën e bëri pronari i ETC-së, Ramiz Kelemendi  mori edhe shumë kritika, shkruan Gazeta inFokus.

Kelmendi në emisionin N’Konak që është prodhim i Gazetës inFokus, ka folur rreth këtij veprimi që ai e bëri.

-Advertisement-

Sipas tij kërkimi i votave nga punëtoret e tij nuk ishte veprim jo demokratik, pasi që ai kishte kërkuar nga ta të votojnë partinë  të cilën ai e përfaqëson.

“Të gjithë liderët politikë, politikanet, janë mburrë me metodat e shkuarjes prej derës në derë për të kërkuar votën. A nuk është  kjo cënim i drejtës  familjare me kërku votën, jo, troket i thu po du me shpalos një projekt të partisë që unë e përfaqësoj për të mirën e lagjes suaj”, ka thënë Kelmendi.

Për me detajisht këtë pjesë mund ta ndiqni nga minuta e 31’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera