Lajme

Kelmendi për reagimet rreth rrugës Deçan-Plavë: Serbët, gënjeshtrën e kanë krenari kombëtare

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 15 August 2020

Ish-deputeti, ish-zv/kryeministri dhe biznesmeni i njohur kosovar Ramiz Kelmendi ka reaguar pas thirrjeve të fundit të atit Sava Janjiq dhe presidentit serb, rreth punimeve në projektin e rrugës Deçan-Plavë.

Kelmendi kujton se rruga si e tillë është në shërbim edhe të vet kulteve fetare, mirëpo Serbia këtë lojë po e zhvillon mjeshtërisht duke u munduar të paraqitet si viktimë.

Kësaj loje serbe, Ramiz Kelmendi ja ka gjetur edhe emëruesin e përbashkët që në këtë raport e përdorin qoftë Kisha serbe, qoftë politika serbe. Ai thotë se Serbia dhe serbët, historikisht, gënjeshtrën e kanë krenari kombëtare, ndaj dhe sipas tij, politika kosovare duhet të ketë kujdes në secilën tryezë që ulet me palën serbe, përfshirë edhe takimin e Washingtonit

-Advertisement-

Postimi i plotë:

“Iniciativa e Presidentit të Serbisë Vuçiq për të ndalë – apo dislokuarë rrugën që e lidhë Deçanin me Plavën duhet parandaluar me metoda të politikbërjes.

Duhet aktivizuar mekanizmat e politikës së jashtme, mekanizmat e miqësisë me SHBA-në, sepse ekziston rreziku që Vuçiq në emër të mbrojtjes fetare dhe kulteve fetare të nxitë, pengojë dhe devijojë rrugën e cila është edhe interes i vet objekteve Fetare.Edhe shkuarja e delegacioneve në Washington duhet që në tryezë, në temat e takimit të vendosin detalet në mënyrë që të pasqyrohet e vërteta e cila gjithnjë është në anën tonë, duke e kujtuar historinë se Kishën, Manastirin, së pari e kanë mbrojtur dhe kultivuar mu populli shqiptarë.Hapësirat e tokave të kooperativave që në vitet 1945 janë konfiskuar dhe shtetëzuar mu nga pronarët shqiptarë, me prapavijën që pastaj ti dhurohen kishës, ku në vitet 98 / 99 edhe i janë dhuruar, e që fatkeqësisht edhe Gjykata Supreme e Kosovës kishte vendosur në favorë të Kishës.Duhet kuptuar se politika serbe në çdo kohë do pëdorë çdo mjet edhe gënjeshtrën që e kanë krenari kombëtare për të na sfiduar edhe si shtet edhe si qytetar, duke tentuar të na paraqes se nuk jemi shtet dhe popull që respekton të drejtën e pronës dhe lirisë fetare.

Të gjithë tani, duhet kuptuar dhe duhet vepruar ndërkombëtarisht për këtë çështje, ndërsa në brendi të sillemi me qetësi dhe kulture shtetndërtuese.”-shkruan sot Ramiz Kelmendi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera