Kelmendi: Kosova rrezikon të kthehet në vitin 2004!
Autori: Gazeta inFokus
14:04 | 04 August 2018
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, nga LDK-ja, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me zhvillimit të fundit në vend, duke thënë se proceset po rrezikojnë kthimin e Kosovës në vitin 2004!
Kelmendi , përmes një postimi në Facebook, thotë se Konferencat e gjata të Prishtinës të mbahen në Nju Jork e Washington, e jo çdo orë e çdo ditë në Prishtinë.
Postimi i plotë i Kelmendit:
“Konferencat e gjata të Prishtinës të mbahen në Nju Jork e Washington. Proceset po rrezikojnë kthimin e Kosovës në vitin 2004!
Çka do përmbajë statusi i Bashkësisë së komunave serbe në veri i cili do paraqitet në Bruksel ?!
A do jetë sipas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese apo marrëveshjeve në Bruksel ?!
Këto përgjigje do të dihen shumë shpejt, mirëpo përgatitja për të shpallur diçka të njëanshme, dhe atë si thirrje nga vet peshkopi radikal Sava, nënkupton përfshirje të fesë në këto procese e të cilat nxisin rrezik protestash në pjesën veriore dhe përkufizime territoriale, duke rrezikuar të ngrisin reaksione dhe protesta edhe tek ana tjetër, pjesa jugore, duke krijuar opinion ndërkombëtar se nuk është e mundur bashkëjetesa në njërën anë dhe pafajsim në anën tjetër, të politikanëve.
Andaj tani kur jemi në fazën më të rrezikshme politike që Kosova të humbas miq, duhet kuptuar se serbët dijnë mirë të krijojnë skenarë për të dëmtuar Kosovën, siç ndodhën ato në vitin 2004, lidershipi ynë nuk duhet ngulitur vëmendjen në tema të thata e për konsum konferencash të gjata shtypi në Prishtinë, por në ate që po zihet në kazanët perëndimorë. Kjo duke e ditur se gjërat që dalin ’rastësisht’ në sipërfaqe ato shpesh edhe ndodhin dhe fuqia jonë përballë tyre, pa mbështetje ndërkombëtare është zero.
Andaj, rezultat i këtyre rreziqeve që tashmë shihen në horizont, në këtë finale të të ardhmes së Kosovës lidershpi dhe politikanët duhet të qëndrojnë në Nju Jork e Washington e jo të qendrojnë në oda me kafe, çaj e çifteli.
Të mobilizohet dhe aktivizohet diaspora shqiptaro-amerikane dhe konferencat për shtyp të mbahen në Washington e Njujork e jo çdo orë e çdo ditë në Prishtinë.
Kërkohet lëvizje, meqë gjërat e vendosura nuk ndryshohen më!”, ka shkruar Kelmendi.

T� tjera
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
































