Kelmendi: Ja, si do të dukej koalicioni VV-LAA pas formimit të Qeverisë
Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 16 August 2017
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ramiz Kelmendi, sot ka shfaqur idenë se si do të dukej koalicioni Vetëvendosje dhe LAA pas formimit të Qeverisë.
Ai në një postim në Facebook shkruan se LVV ka 32 deputetë, ndërsa LAA 29, që gjithsej rezultojnë me 61 deputetë dhe nëse kësaj i shtohen edhe komunitetet pakicë prej 20 deputetësh, atëherë qeveria e ardhshme do të kishte të gjitha performancat për të sjellë të gjitha llojet e vendimeve.
Postimi i plotë:
LVV në kuadrin e saj ka 32 deputet përderisa LAA ka 29 deputet e që gjithsejtë rezultojnë me 61 deputet. Nëse shtojmë edhe pakicat prej 20 deputetësh, qeveria apo koalicioni qeverisës pas zgjedhor do të ketë të gjitha performancat për të sjellë të të gjitha llojet e vendimeve duke u thirrur edhe në ato të mëdha. Sipas ligjeve të fizikes kur dy forca politike kanë drejtim dhe kahje të ndryshme atëherë rezultati i këtyre forcave është në drejtimin e asnjërës palë, por në interes madhor për të gjithë qytetarët, e në veçanti edhe të vet partive, si për atë që nuk ishin në pushtet asnjëherë dhe për këtë që ishte. Duke zhvilluar bisedime të ngjeshura politike për të cilat ishte dashur që ekipet negociuese të kombinuara të bëhen kumbarë të bisedimeve dhe rezultateve të interesit të përbashkët. Kjo, sepse në qeveri ka ministri që mund të administrohen edhe nga LVV për të cilën mendojë se ka orientim të majtë dhe LAA si parti e djathtë dhe duke i ndarë postet ministrore më këto principe mundë të arrihet koalicioni pas zgjedhor dhe qeverisja e suksesshme. P.sh. Ministria e zhvillimit ekonomik mundë të ishte e mirë për LVV meqë ka në administrim kompanitë publike dhe nëse arrijnë t’i avancojnë këto, Kosova do ketë përfitim. LVV mund të administronte edhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe të tjera, duke u bërë me ato ministri që kanë komponentin, të cilin e posedojnë anëtarët e LVV-së. Nga ana tjetër një fuqi e re e cila me kontaktin qeveritar do të ballafaqohet me realitetin e ri jetësor-politik do mund të rezultonte edhe me ndryshimin e disa vetive për të cilat nuk janë në korrespodencë me ligjet aktuale, politikat e djathta të LAA-së dhe orientimet politiko-ekonomike të miqve tonë ndërkombëtarë. Me këtë koalicion pas zgjedhor do përfitojnë ekonomitë të cilat me Qeverinë Mustafa veç sa kishin filluar të shijojnë legjislacionin që afirmonte Pako Fiskale 1 dhe së fundi Pako Fiskale 2 dhe si të tilla do sillnin zhvillim ekonomik dhe punësim të qëndrueshëm. Do mundësohej që edhe të vijonte mos krijimi i korrupsionit të ri i cili në mandatin e kaluar ishte në shkallën zero dhe normalisht do të fuqizohej edhe luftimi i korrupsionit të kaluar. Në aspektin ndërkombëtarë do krijohej opinioni më ndryshe nga e kaluara dhe do mundësohej heqja e vizave për qytetarët e Kosovës. Po ashtu do shtohej besimi tek institucionet vendore se LVV nuk do paraqet rrezik politik për kapitalin e tyre dhe do shtoheshin edhe më tutje investimet kapitale të jashtme. Tjetër element me rëndësi është se do të afirmohej modeli i fitimit të tenderëve të pa manipuluar dhe do të krijohej opinioni i punësimeve me pikëpamje politike, e në të njëjtën kohë i tërë spektri ekonomik do të lirohet nga ndikimi politik tek ta. Të nderuar qytetarë besimi në bashkëqeverisje duhet të ekzistojë. Duhet të ekzistojë edhe besimi tek liderët, të cilët mendojnë ndryshe edhe nëse kanë bërë veprime jo ligjore ndaj personave dhe objekteve, por gjithnjë duke mos qenë personale, sepse struktura e rezultatit zgjedhorë po përcakton që medoemos duhet të ketë koalicione të interesit madhor për Kosovën së pari.
Të tjera
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...
-
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
Sot (e premte), 22 nëntor, do të hidhet shorti për ndeshjet e ‘play-off’it në...
-
Gjendet pa ndjenja një person në Gjilan, vdes në Emergjencë- Policia nis hetimet
Një person ka informuar policinë se të enjten rreth orës 14:00, është gjetur ...
-
Rusia sulmoi Ukrainën me raketë balistike ndërkontinentale, NATO: Nuk do ‘frenojmë’ mbështetjen ndaj Kievit
Përdorimi nga Rusia i një lloji të ri rakete balistike kundër Ukrainës dje as...
-
Plạgosja në Vranjevc, Policia tregon çka gjeti në vendngjarje – të plagosurve që po trajtohen në QKUK u caktohet masa e ndalimit për 48 orë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen që ndodhi dje në lagjen...