Lajme

Kelmendi: Çka nëse nesër dikush i sulmon fizikisht Vehbiun dhe Beratin?

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 15 July 2023

Gazetari i njohur, Adriatik Kelmendi ka reaguar pas deklaratës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes së cilës ai ka thënë se veteranët që i bashkohet protestës së sotme, janë bashkëpunëtorë të Serbisë.

Kelmendi e ka quajtur të rrezikshëm deklarimin e ministrit Sveçla, ndërsa nuk e ka përjashtuar mundësinë se dikush mund ti sulmojë gazetarët Buzhala e Kajtazi pas deklarimit të Sveçlës.

“Ministri i Brendshëm, ai i cili sipas Kushtetutës së Republikës e ka për obligim ta ruajë secilin qytetar, i etiketon si bashkëpunëtorë të Serbisë dy ndër gazetarët më të njohur në Kosovë. Ministri i Brendshëm, i cili është rritur me protesta, bën propagandë kundër një proteste. Dhe atë protestës së thirrur nga çlirimtarët e vendit! Ta mendojmë se në cilat vende të botës do të mund të shihnim një gjuhë të këtillë ndaj gazetarëve që guxojnë dhe qytetarëve që protestojnë? Jo në demokracitë që synojmë! E tmerrshme në çfarë theqafje po rrëshqasim si shoqëri! Çka nëse nesër dikush i sulmon fizikisht Vehbiun dhe Beratin për shkak se ministri – jo secili ministër, por ministri i Brendshëm – në vend se t’ua garantojë të drejtat kushtetuese të lirisë së fjalës dhe protestës, i ka shpallur armiq?! E rrezikshme, e papranueshme!”, thuhet në postimin e Kelmendit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera