Sport

KEK-u zyrtarizon trajnerin për Ligën e Parë

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 23 May 2019

KEK-u nuk arriti që ta tubojë më shumë se një pikë në edicionin që tashmë ka përfunduar në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra nga Obiliqi u dorëzua në ‘luftën’ për mbijetesë që në stinorin vjeshtor ndërkohë që në pranverë, drejtimin e këtij ekipi e mori trajneri Alban Dragusha i cili si futbollist ka lënë gjurmë në skuadrat ku ka luajtur.

KEK-u e përfundoi kampionatin me vetëm një pikë të tubuar.

-Advertisement-

Dragusha në një prononcim për Zëri.info ka konfirmuar se do të vazhdojë me KEK-un edhe në Ligën e Parë.

“Kur kam ardhur te KEK-u, e kam ditur se nuk do të mbijetojnë në elitë. 99 për qind do të vazhdojë aventurën edhe në Ligën e Parë. Dëshira ime është që të vazhdojë me KEK-un në mënyrë që ta bëjmë një ekip që pretendon rikthimin në Superligë”, ka thënë Alban Dragusha.

Dragusha më parë ishte trajner i Ramiz Sadikut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera