KEK-u thotë se gjatë dhjetorit 2024 ka shitur teprica
Autori: Gazeta inFokus 18:23 | 17 January 2025
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka dhënë një sqarim lidhur me shitjen e tepricave të energjisë elektrike përgjatë muajit dhjetor të 2024-ës.
Sipas KEK-ut, vlera totale e shitjes së tepricave për muajin dhjetor është 100 mijë e 489 euro.
“Fillimisht, KEK ofron gjithë kapacitetin e energjisë elektrike për konsumatorët universal, përmes kompanisë për distribuim të energjisë elektrike, KESCO, si dhe për KEDS dhe KOSTT për mbulimin e humbjeve në rrjet. Vetëm tepricat e energjisë, të cilat janë në dispozicion për shkak të konsumit të ulët gjatë orëve të natës, shiten përmes bursës shqiptare ALPEX dhe ankandeve publike”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.
KEK thotë se ka realizuar shitjen e tepricave të energjisë elektrike si më poshtë:
Gjatë vitit 2024: 645,824 MWh, me çmim mesatar prej 70.84€/MËh, duke realizuar një total shitje prej 45,747,305€.
Gjatë muajit dhjetor 2024: 1,180 MWh, me çmim mesatar prej 85.13€/MËh, duke realizuar një total shitje prej 100,489€.
“KEK thekson se këto të dhëna janë të sakta dhe të bazuara në raportet zyrtare, transparente dhe në përputhje me marrëveshjet kontraktuale me partnerët afarist KEDS/KESCO dhe KOSTT. Çdo përpjekje për të keqinformuar opinionin publik dhe për të paraqitur këto të dhëna në një dritë negative është e pajustifikuar dhe tendencioze. Korporata Energjetike e Kosovës mbetet e angazhuar për ofrimin e energjisë elektrike në mënyrë të qëndrueshme dhe për transparencë në çdo aspekt të operimeve të saj”, thuhet tutje në njoftim.
Sakaq përgjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar, shumë qytete të Kosovës u përballën me mungesën e energjisë elektrike.
Rajoni i Ferizajt ishte ndër më të prekurit në Kosovë. Por problemin me rrymë e patën edhe Gjilani, Prizreni e Peja.
Të tjera
-
Policia jep detajet e fundit për gjụajtet me ạrmë në Pejë
Një gjuajtje me armë ka ndodhur sot në rrugën “Bill Clinton” në Pejë. Rast...
-
Tahiri: Kemi me dal fituese në zgjedhje, kjo qeveri është mashtruese!
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi dhe depute...
-
Krasniqi: Rexhep Selimi e kishte rolin e inspektorit gjeneral të UÇK-së
Dëshmitari Naser Krasniqi deklaroi të mërkurën se Rexhep Selimi kishte rolin ...
-
‘Kritika ime ndaj Trump ka qenë e gabuar’, thotë i zgjedhuri i Mbretërisë së Bashkuar për ambasador në SHBA
I zgjedhuri i Mbretërisë së Bashkuar për ambasadorin e ardhshëm në SHBA, Lord...
-
Të premten këto lagje në kryeqytet mbesin pa ujë
Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se në dy lagje ...
-
Gjụatje me ạrmë në Pejë
Para pak minutave ka pasur të shtëna me armë zjarrin në qytetin e Pejës. N...
-
17 mijë e 500 euro gjobë ndaj zyrtarit komunal të Ferizajt dhe një biznesmeni, tre të tjerë lirohen nga akuza
Gjykata Themelore në Ferizaj, të mërkurën ka shpallë aktgjykim ndaj katër zyr...
-
Xhafer Gashi e Lendita Bekteshi nga Mazgiti i Ulët dhe Mazgitit të Lartë: Qytetarët kanë vendosur për ndryshim
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Gas...
-
Ambasada Amerikane njofton institucionet në Shqipëri: Ndërpritet mbështetja dhe fondet pas vendimit të Trump
Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë inst...
-
“LDK do të ju mbështesë për të rritur prodhimin” – Deputetja Rrezarta Krasniqi viziton një biznes të suksesshëm në Vushtrri.
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputete, Rrezarta Krasniqi, ...
-
Lushtaku nga takimi në Drenas, Klinë e Poshtme dhe Qirez: Populli i Kosovës meriton ma mirë
Mergim Lushtaku kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e ...
-
Memli Krasniqi takon ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, flasin për mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në ta...