Lajme

KEK-u shpreh ngushëllime të thella për familjarët e punëtorit të ndjerë

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 03 February 2018

Përmes një komunikatë të dërguar për medie, KEK shpreh ngushëllime familjes së punëtorit të vdekur, Farmir Salihu.

Ata tregojnë se i ndjeri ishte për kohë të gjatë inxhinier në Koroporatën Energjetike, dhe se me dhimbje e  morën lajmin për vdekjen e tij.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se mbrëmë pas mesnatë (02.02.2018) në vendin e punës, aksidentalisht ka humbur jetën një nga punëtorët me të devotshëm të Korporatës Energjetike të Kosovës.

-Advertisement-

Tekniku i inxhinierisë, Fehmi Salihu, ka punuar në Korporatë prej shumë vitesh dhe ka qenë një nga punëtorët më të dalluar për përkushtim, përgjegjësi dhe disiplinë në punë. Lajmi për vdekjen e tij na ka tronditur të gjithëve, menaxhmentin dhe gjithë punëtorët e korporatës.

I ndjeri, mbrëmë ishte në orarin e punës në ndërrimin e tretë në Termocentralin “Kosova A” ku gjatë kohës sa ishte duke kryer punën e tij, konkretisht në afërsi të kazantorës së “Bllokut A4”, aksidentalisht për shkaqe të panjohura për momentin ka rënë nga lartësia edhe ka humbur jetën.

Menjëherë kolegët e tij, kanë njoftuar policinë dhe ambulancën të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Për këtë raste është formu komisioni profesional për hetimin e hulumtimit të shkakut dhe burimit të fatkeqësisë dhe në momentin që kemi informata të tjera rreth rastit do të njoftoheni.

I ndjeri, Fehmi Salihu i lindur me 10.09.1961, ka qenë i martuar dhe mbrapa vete ka lënë gruan dhe tre fëmijë.

Me rastin e vdekjes së kolegut tonë Fehmi Salihu, Drejtori Menaxhues, gjithë menaxhmenti dhe punëtorët e KEK-ut, u shprehin ngushëllimet më të thella familjarëve, miqve dhe kolegëve të ndjerit”, thuhet në komunikatën e KEK-ut./Infokusi.com

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera