KEK-u sërish ka një kërkesë për banorët e Hadës dhe Shipitullës
Autori: Gazeta inFokus
16:20 | 05 Dhjetor 2017
KEK-u, u bënë thirrje banorëve të Hadës e Shipitullës që të mos bien pre e dezinformatave nga individë të caktuar me interesa të ngushta personale, por të nënshkruajnë kontratat të cilat janë vlerësuar si shumë të leverdishme për banorët.
Prishtine 05.12.2017. Korporata Energjetike e Kosovës duke qenë e bindur në ofertat e leverdishme që ka ofruar për zhvendosje, përsëri ju bënë thirrje banorëve të fshatrave Hade e Shipitullë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre që brenda afateve ligjore të lajmohen në zyrat e KEK-ut Departamenti Pronës, për të nënshkruar marrëveshjet për zhvendosje jo më vone se deri me 15 dhjetor 2017.
Për më tepër, KEK-u ftonë të gjithë banorët që të mos bien pre e dezinformatave nga disa individ që për qëllim të vetëm kanë zvarritjen e procedurave të zhvendosjes, përfitimet eventuale personale, dhe hutimin e palëve të afektuar në procedurën e zhvendosjes,
Ne këtë rast, duhet cekur se palujtshmëritë në fjalë janë regjistruar dhe vlerësuar së paku tre herë nga ana e vlerësuesve të licencuar dhe certifikuar për vlerësimin e pasurive të paluajtshme dhe se vlerësimi është bërë në pajtim të plotë me Kornizën e Politikave të Zhvendosjes, vendimin e qeverisë së Kosovës dhe marrëveshjeve të arritura mes banoreve dhe Qeverise së vendit, te mbikëqyrura nga kompania e licencuar dhe specializuar ndërkombëtare RePlan. Kjo kompani, si ekspertizë kryesore ka implementimin e procedurave të zhvendosjes, dhe është e licencuar dhe e regjistruar si e tillë. Gjithashtu procesi në fjalë në të gjitha fazat e zhvillimit ishte përcjellë nga afër prej shume palëve të interesit ndërkombëtare dhe atyre vendore si Qeveria e Kosovës respektivisht Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Komuna e Obiliqit etj. Përfundimisht, MMPH-ja, si autoritet përgjegjës kishte mbikëqyrë dhe aprovuar Planin e Veprimit të Zhvendosjes dhe nuk kishte asnjë vërejtje lidhur me këtë.
Për më tepër, duhet cekur se për shkak te presioneve dhe veprimeve nga individë te caktuar, disa banorë të zonës ishin vënë në lajthitje, me ç’rast ishin prolonguar dhe penguar procedurat e incizimit dhe vlerësimit të detajuar duke penguar qasjen në zonë, ndërsa incizimi i jashtëm është realizuar me shumë vështirësi.
Si përfundim, përkundër të gjithave, KEK-u ka zbatuar me përpikëri vendimin e qeveris, ka rishikuar Planin e veprimit të Zhvendosjes të cilin e ka dërguar tek Autoriteti miratues MMPH-Qeveria e Kosovës dhe vetëm pas aprovimit të tij nga Ministria, ka dorëzuar ofertat për kompensimin e pasurisë së paluajtshme. Këto oferta janë duke u pritur mjaft mirë tek pjesa dërmuese e banoreve dhe procedura e nënshkrimit të kontratave është në vazhdim e sipër. Megjithatë ka ende disa hezitime nga ana e disa banorëve që të jenë pjesë e procedurave të zhvendosjes. Në këtë drejtim ne si KEK i kemi bërë thirrje publike të gjithë banorëve për pjesëmarrje në ketë proces jetik për vendin, duke i njoftuar se gjithashtu është në interesin e tyre pjesëmarrja në proceduarën e zhvendosjes vullnetare dhe shmangien e procedurave sipas ligjit të shpronësimit të cilat janë filluar sipas vendimit preliminar të Qeverisë se vendit me dt 01.12.2017.
Një thirrje të tillë për ata banorë e përsërisim sërish përmes këtij njoftimi për shkak se në rend të parë kjo është në interesin e tyre dhe gjithashtu në interesin e përshpejtimit të zgjerimit të mihjes me qëllim të procesit të prodhimit.
Përndryshe, ky veprim mbi të gjitha duhet të shihet si obligim e interes nacional por edhe të pajtohen më të gjitha institucionet relevante dhe palët kryesore të interesit të cilat në vazhdimësi kanë bërë përpjekje që banorëve të dy këtyre fshatrave t’i ofrohen kushte me standardet më të larta ndërkombëtare për zhvendosje.

T� tjera
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...

































