Ekonomi

KEK-u përsëritë komunikatën e djeshme, por nuk tregon sa është prodhimi vendor

Autori: Islam Morina 22:53 | 21 July 2022

Pas skandalit të madh në media Korporata energjetike e Kosovës ka lëshuar edhe një komunikatë tjetër, duke i ndërruar vetëm dy paragrafët e parë të komunikatës së djeshme.

Skandalit së jashtë prodhimit i ka tri blloqe dhe Kosova po detyrohet të importojë energji elektrike me çmim deri në 700 euro për megavat, kjo korporatë është munduar t’i përgjigjët me disa lojëra fjalësh dhe duke i quajtur spekulime shkrimet e publikuara në media, shkruan Gazeta Infokus.

Korporata Energjetike e Kosovës, me anë të kësaj komunikate të ripërsëritur ka tentuar që të mbuloi skandalin që i ka plasur tashmë, por që në asnjë rresht të komunikatës nuk tregon se cili prodhimi aktual i energjisë elektrike.

-Advertisement-

“Me qëllim të sqarimit të drejtë të opinionit publik i njoftojnë qytetarët e Republikës së Kosovës se gjendja e termocentraleve dhe blloqeve është si më poshtë: Blloku A5 është ndalur sipas planit të revizionit të përditësuar për 6 mujorin e dytë në procedurë të rregullt duke respektuar udhëzimet teknologjike. Lidhur me këtë, blloku A5 ka punuar mbi 76 ditë pa ndërprerje dhe është paraqitur nevoja për ndalje dhe intervenim të rregullt.

Gjithashtu prodhimi i kësaj njësie është zëvendësuar tanimë nga deponimet në KESH dhe KEK është duke ofruar kapacitetin në dispozicion sipas planit”, thuhet pos tjerash në komunikatën e KEK-ut lëshuar për media pak çaste më parë.

Gazeta Infokus ka publikuar skandalin ku nga gjithsejtë 900 megavat orë energji elektrike sa janë kapacitetet prodhuese të njësive, aktualisht KEK-u është duke prodhuar vetëm 390 MË/h. Në prodhim janë vetëm dy njësi, Njësia A4 e “Kosovës A” dhe Njësia B2 e “Kosovës B”, derisa tri të tjera janë jashtë prodhimit.

LEXO EDHE: SKANDAL: KEK-u sërish para kolapsit, vetëm 390 MË/h prodhimi e mbi 5 milionë euro importi

KEK-u komunikatën e njëjtë me pak ndryshime në dy paragrafët e parë e ka lëshuar për media edhe dje, por as aty nuk kishte treguar se cili është prodhimi i energjisë momentalisht. Madje ajo që bie në sy është edhe tendenca e kësaj korporate për të fajësuar mediat se gjoja duke u shërbyer me informacione jo zyrtare po shkaktojnë panik te qytetarët.

“Lidhur me këtë, KEK kërkon nga të gjithë palët që të marrin qëndrimin zyrtar nga KEK dhe të mos bien pre e spekulimeve mbi bazën e burimeve jo zyrtare që përveç që po tentojnë të dëmtojnë besueshmërinë e KEK-ut, po provojnë të krijojnë dhe gjendjen e panikut tek publiku i gjerë”, përfundon komunikata e KEK-ut./Gazeta Infokus/

Komunikata e datës 20.07.2022
Komunikata e datës 21.07.2022

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera