KEK-u ndihmon të rinjtë e dy komunave me trajnime profesionale falas
Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 30 September 2020
Korporata Energjetike e Kosovës si pjesë të përgjegjësisë së saj sociale, ka marrë vendim që t’i trajnoj 100 të rinj dhe të reja në Qendrën e trajnimeve që funksionon në kuadër të kësaj korporate.
Për shkak se kjo korporatë operon në territorin e komunës së Fushë Kosovës dhe asaj të Obiliqit, të rinjtë dhe të rejat duhet të jenë nga këto dy komuna.
Saldimi dhe elektrika janë vetëm dy nga fushat që këta qytetarë mund të trajnohen, përderisa të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga vet korporata.
Zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli, theksoi se “Duke qenë se aftësimi profesional në vendin tonë është shumë i rëndësishëm dhe duke pas parasysh se Korporata Energjetike e Kosovës posedon një qendër trajnuese, e cila është e vetmja në rajon për profile të ndryshme dhe ka laboratorë që janë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Korporata Energjetike e Kosovës ka vendosur që të subvencionoj 100 studentë ose të rinj dhe të reja, të cilët kanë nevojë për aftësime profesionale. Me këtë rast, kemi themeluar një program, i cili do të varet prej aplikimeve që do të bëjnë 100 të rijnë dhe të rejat e këtyre dy komunave në dy drejtoritë e arsimit të Fushë Kosovës dhe Obiliqit, për arsye se korporata operon në këto dy komuna. Prandaj u bëjmë ftesë të gjithë të interesuarve për këto trajnime, që të drejtohen në drejtoritë e arsimit të këtyre dy komunave dhe të aplikojnë për trajnime që kanë interes”.
Kjo qendër ka kapacitet për pranimin e një numri të madh të të interesuarve në lëmi të ndryshme.
Nga gjithsej 7 lëmi që janë, secila prej tyre ka nga 1 deri në 18 module, andaj me të përfunduar trajnimin në këtë qendër, të interesuarit mund të pajisen edhe me certifikatë të njohur ndërkombëtarisht.
“Qendra e trajnimit ofron në 7 lëmi trajnime, në mekanikë, saldim, në siguri në punë, në teknologji informative, teknologji elektrike e kështu më radhë. Qendra e trajnimit ofron edhe kualifikimin e salduesit, kualifikimin e metalpunuesit, kualifikimin për operim të makinerisë së rëndë dhe kualifikimin për teknologji elektrike apo instalues elektrik etj. E rëndësishme është të ceket se ne mbajmë trajnime që klienti apo qytetari fiton një certifikatë ndërkombëtare dhe ajo është në saldim, duke bashkëpunuar me DEFAES-in gjerman dhe me odën gjermane të Dortmundit, si dhe operimin me makineri të rëndë me Heavy Cert-in amerikan, që është licencë ndërkombëtare dhe është shumë e mirë dhe e lehtë për tu gjindur në tregun e punës”, ka deklaruar Skender Berisha – Koordinator për cilësi në Qendrën e trajnimeve të KEK-ut.
Qendra e trajnimeve në kuadër të Korporatës Energjetike të Kosovës, funksionon që nga viti 2005.
Fillimisht ishte themeluar për nevoja të punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje, por me ngritjen e kapaciteteve tani bënë trajnimin dhe kualifikimin, edhe për qytetarët e Kosovës.
Të tjera
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...
-
Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Meli...
-
Një çift i moshuar kosovar arrestohet në Gjermani në prani të mbesës 8-vjeçare
Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundi...
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...