Lajme

KEK-u mundohet ta arsyetoj takimin e kryshefit të ri me Xhelal Sveçlën

Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 29 May 2020

Korporata Energjetike e Kosovës ka lëshuar një komunikatë ku ka shpjeguar arsyet e takimit me u.d. Ministri në detyrë i MPBAP, Xhelal Sveçla.

Sipas tyre, u.d. Kryeshefi Ekzekutiv, Luigj Imeri me bashkëpuntorë ka pritur në takim u.d. ministrin në detyrë të MPBAP-së z. Xhelal Sveçla.

“z. Imeri ka njoftuar z. Sveçla me gjendjen aktuale në korporatë e me theks të veçantë për zhvillimet e fundit dhe masat e ndërmarra nga KEK sh.a. në këtë kohë pandemie. Në këtë drejtim, z. Imeri ka falenderuar z. Sveçla për përkrahjen e vazhdueshme të policisë për sa i përket lëvizjes së lirë të punëtorëve të KEK-ut”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Në anën tjetër, Sveçla ka përgëzuar menaxhmentin e KEK-ut, për punën e palodhshme dhe kontributin e jashtëzakonshme të gjithë punëtorëve të korporatës në këto ditë të vështira.

“Sveçla ka siguruar menaxhmentin dhe punëtorët e KEK-ut se përkrahja e MPBAP-së do të jetë e vazhdueshme”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Indeksonline mëson se arsyeja e takimit ishte diskutimi i peticioni të nënshkruar nga 2500 puntorë të cilët kërkuan kthimin e Njazi Thaçit në postin e drejtorit të KEK-ut, ose do të futen në grevë.

Vlen të theksohet se ky takim nuk ishte i paralajmëruar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera