Lajme

KEK-u lëshon në prodhim edhe Bllokun B2

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 28 December 2017

Prodhimi vendor i energjisë elektrike ka arritur në mbi 650 MW/h. Aktualisht Korporata Energjetike e Kosovës prodhon me dy blloqe të termocentralit Kosova B me kapacitet prej 540 MW/h dhe me një bllok të TC “Kosova A” me kapacitet prej 130 MW/h.

Korporata Energjetike e Kosovës, ashtu siç e ka paralajmëruar ditë me parë drejtori menaxhues, Arben Gjukaj, mbrëmë pas mesnatës ka lëshuar në prodhim edhe “Bllokun B2” të termocentralit “Kosovës B” i cili po prodhon 260 MW energji elektrike.

Falë një dinamike të madhe të punës dhe përkushtimit të gjithë punëtorëve të Korporatës, në kohë rekord po arrihet të kthehen në punë të gjitha njësitë pasi një gjë e tillë u mundësua falë një bashkëpunimi të mirë me të gjithë akterët, Qeverinë dhe institucionet tjera për të arritur marrëveshjen për zhvendosje të banorëve të fshatit Shipitullë.

-Advertisement-

“Pas arritjes se marrëveshjes për zhvendosje të banorëve nga fshati Shipitullë, konkretisht ata të lagjes Mirena, tashme kemi filluar me mihjen e dheut dhe vetëm brenda dy ditë kemi arritur të largojmë mbi 50,000 metra kub djerrinë nga kjo mihje. Kurse sa i përket kapaciteteve prodhuese, aktualisht është duke u prodhuar energji elektrike nga dy blloqe të termocentralit “Kosova B” dhe një i bllok i termocentralit “Kosovës A”. Siç e kemi paralajmëruar sot është kthyer në prodhim edhe “Blloku B2” i “Kosovës B” i cili ka kapacitete prodhuese rreth 270 MW/h. Më këtë dinamikë të punës do të japim maksimumin që në muajt e parë të vitit që po hyjmë të kthejmë në operim të gjitha njësitë prodhuese dhe të arrijmë maksimumin që e përballojnë kapacitetet tona prodhuese e që shkon deri në 780 MW/h”, ka thënë drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj.

Kurse të pjesa e mihjes, ku tashme kemi filluar punën me heqjen e djerrinës janë bërë të gjitha analizat dhe hulumtimet në terren dhe është punuar intensivisht këto ditë nga ekspertët e KEK-ut dhe është e mundur që në një afat rekord të arrijmë edhe deri të pjesa e qymyrit e cila na mundëson rezervat e mjaftueshme për një prodhim stabil më të gjitha kapacitetet prodhuese edhe në vitin tjetër.
Me këtë rast, na lejoni ta sqarojmë edhe një herë se KEK është subjekt i licencuar nga ZRRE, por nuk i nënshtrohet rregullimit të çmimeve nga ZRRE. Rrjedhimisht nuk përcakton çmime në treg.

Aktiviteti ekskluziv i KEK-ut është eksploatimi I thëngjillit dhe prodhimi i energjisë. Ne këtë vazhde KEK me kohe deklaron gjithë kapacitetet ne dispozicion për KESCO-n, ne përputhje të plotë me Rregullat e Tregut dhe kontratën në fuqi, ndërsa furnizimi konsumatorëve me energji i takon KEDS/KESCO si bartës i licencës se furnizuesit për shërbim universal.

Thëne me troç, KEK ka deklaruar me kohë, qysh para dy muajve, kapacitet që ka në dispozicion gjatë kësaj periudhe, duke mundësuar KEDS/KESCO, sipas mandatit që ka të bëjë vlerësimin e kërkesës për energji dhe menaxhoi importin gjatë kësaj periudhe.

Për më tepër, KEK biznesin kryesor e ka eksploatimin e qymyrit, prodhimin dhe shitjen e energjisë me një çmim që reflekton koston e operimit dhe siguron mbijetesën në treg. Pra nuk merret me import të energjisë elektrike dhe nuk ka kompetenca të rris çmimet. Rrjedhimisht nuk ka asnjë obligim të subvencionoj importin e energjisë elektrike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera