Ekonomi

KEK-u jep lajmin e mirë sa i përket prodhimit të energjisë, kërkon mirëkuptim qytetar

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 03 December 2021

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia e Bllokut A4 sot nga ora 20:00 e tutje sipas planifikimit do të filloj me fazën startuese për punë, shkruan Gazeta Infokus.

KEK njofton se gjatë startimit të kësaj njësie do të krijohet zhurmë, gazra dhe tym që mund të vazhdoj 4 deri në 5 ditë, por nuk paraqet ndonjë rrezik për rrethinën.

Njoftimi i plotë nga KEK-u:

-Advertisement-

“Për shkak të procesit teknologjik të punës që bëhet në Termocentralin “Kosova-A”, herë pas here mund të ketë edhe probleme teknike. Pas remontit 7 mujor, njësia e Bllokut A4 sot me dt. 03.12.2021 në interval kohorë nga ora 20:00 e tutje sipas planifikimit do të filloj me fazën startuese për punë.

Gjatë startimit të kësaj njësie dhe provave që do bëhen deri në stabilizimin e njësisë, do të krijohet zhurmë, gazra dhe tym, e cila është pjesë e procesit teknologjik të punës, ky proces mund të vazhdoj 4 deri në 5 ditë.

Lidhur me këtë dukuri, paraprakisht po ju informojmë se zhurma që do të krijohet nuk paraqet ndonjë rrezik për rrethinën, por është pjesë e procesit të punës dhe ajo do të tejkalohet pas normalizimit të njësisë për punë.

Kërkojmë mirëkuptimin e juaj që mos të shqetësoheni për këtë ndodhi”, thuhet në njoftimin e Korporata Energjetike e Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera