Lajme

KEK-u jep detajet e fundit për gjendjen me energjinë elektrike në vend

Autori: Ermirë Berisha 17:23 | 16 August 2022

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se bashkëpunimi me Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), po vazhdon të vazhdon të ketë sukses në tejkalimin e krizës, shkruan Gazeta inFokus.

KEK-u përmes një komunikate, ka bërë të ditur se deri më tani kanë siguruar sasinë prej 1200 MW/h.

“Përkundër faktit se përgjegjësia për furnizimin e konsumatorëve universal (FSHU) sipas licencës është ekskluzivishtë e furnizuesit publikë, KEK falë edhe bashkëpunimit të ndërsjellë me KESH-in, nga sasia e depozituar (mbi 120.000 MW/h) e cila ishte paraparë t’i kthehet Kosovës gjatë sezonit dimërorë ka arritur të sigurojë energji elektrike për orë të caktuara (në kohë të pikut) kur konsumi vendor në Kosovë po shënon ngritje. Më saktësisht, KEK ditën e djeshme dt: 15.08.2022 nga KESH-i ka siguruar sasinë prej 100 MW/h duke filluar nga ora 14:00 deri në orën 24:00, (në total 1100 MW/h), ndërsa për sot dt: 16.08.2022, KEK po ashtu ka siguruar sasinë prej 100 MW/h nga ora 10:00 deri në orën 22:00. (në total 1200 MW/h)”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

Të tjera