KEK-u është duke shtuar kapacitetet e prodhimit dhe rikthen në funksion eskavatorët
Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 26 December 2017
Pas finalizimit të marrëveshjes për zhvendosje të banorëve të lagjes Mirena nga fshati Shipitullë, Korporata Energjetike e Kosovës ka kënaqësinë të ju njoftoj se në afat rekord eshte duke ndermarr hapa qe te rikthen në funksion të gjitha kapacitetet e saj prodhuese.
Menjëherë sot kur janë arrit marrëveshjet dhe banorët kanë pranuar të largohen nga shtëpitë e tyre, Korporata ka lëshuar në punë edhe makinerinë e rendë punuese (Eskavatorët) për të larguar pjesën e para të djerrinës dhe në një afat rekord varsisht prej kushteve klimatike, do të krijohen kushte të mjaftueshme që muajit e ardhshem, të krijohen rezerva të thëngjillit.
Falë kësaj dinamike të punës dhe maksimal të gjithë punëtorëve të Korporata Energjetike e Kosovës, me datën 28.12.2017 do të rikthehet në prodhim edhe një bllok tjetër i Termocentralit “Kosova B”.
Ky bllok do të prodhojë 260 MW dhe do të arrijë prodhimi vendor në 650 MGW dhe do të ulë në minimum nevojën për importin e detyruar të energjisë elektrike i cili është duke u bërë tash e disa ditë si pasojë e vonesave me shpronësime në Hade e Shipitullë.
Kurse me avansimin e punës në heqjen e dheut, shumë shpejt Korporata do të kthej në prodhim edhe bllokun tjetër të “Kosovës A” i cili ka kapacitete prodhuese prej 130 MW, dhe kështu të arrijë në maksimum prodhimi vendor prej 780 MW energji elektrike.
Me këtë dinamikë të punës dhe këtë përkushtim të të gjithë punëtorëve të Korporatës do të përmbyllët historia e krizës energjetike e imponuar nga faktorët e jashte ndikimit te KEKut, pra nga zvarritjet e procesit të shpronësimeve.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...