Ekonomi

KEK-u e shpërblen me gati 67 mijë Euro kompaninë e sigurimeve “Eurosig”

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 03 June 2022

Përmes procedurës së negociuar, Korporata Energjetike e Kosovës e ka shpërblyer me tender kompaninë e sigurimeve “Eurosig SH.A”.

Kjo kompani do të bëjë sigurimin shëndetësor të punëtorëve të korporatës. Kontrata është nënshkuar për gati 67 mijë euro, shkruan Reporteri.net.

Saktësisht, kompania në fjalë do të jetë përgjegjëse për sigurimin dhe përmirësimi i qasjes së punëtorëve te KEK-ut ndaj shërbimeve më kualitative shëndetësore, sigurimin e shëndetit për punonjësit e KEK, do të mbulojë sigurimin aksidental dhe sigurimin e kompensimit mujor të 40 të pagës neto, për 3 mijë e 533 punëtorët e KEK’ut.

-Advertisement-

Bazuar në të dhënat e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, pronar i kompanisë “Eurosig”, është Shoqëria Aksionare “Eurosig” nga Shqipëria.

Kapitali i kësaj kompanie, që u shpall fituese e tenderit përmes negocimit, është gati 12 milionë euro.

Kjo kompani ka 26 njësi në gjithë vendin.

Vlera e saktë e kontratës është 66 mijë e 773 euro.

Kontrata është dhënë më 30 maj 2022, derisa nënshkrimi i saj ishte planifikuar të bëhej më 31 maj.

“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës”, thuhet në njoftimin për dhënie të kontratës./Reporteri.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera