Lajme

KEK me tender mbi 56 milionë euro për modernizimin e dy turbinave në Termocentralin “Kosova B”

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 28 February 2023

Korporata Energjetike e Kosovës ka shpallur tender në vlerë mbi 56 milionë euro për modernizimin e turbinave të bllokut B1 dhe B2 të Termocentralit Kosova B, raporton Express.

Bazuar në njoftimin për nënshkrim të kontratës të publikuar në e-prokuroim, puna për modernizimin e këtyre dy turbinave do të fillojë më 30 dhjetor të këtij viti dhe do të zgjasë deri më 31 tetor të vitit 2025.

“Modernizimi i turbinave përfshin komplet rekonstruktimin e turbinës se presionit te larte (TPL) dhe turbinës se presionit te ulet (TPU) ndërsa turbina e presionit të mesëm (TPM) do ti nënshtrohet riparimit te zakonshëm kapital te saj”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Kontrata i është dhënë kompanisë “GE STEAM POËER SERVICE FRANCE REPRESENTATIVE OFFICE IN KOSOVO”, përmes procedurës së negociuar.

Ndonëse fillimisht për këtë tender ishin parashikuar të shpenzoheshin 55 milionë e 100 mijë euro, në fund kontrata është nënshkruar për 56 milionë e 522 mijë euro.

Kontrata është nënshkruar më 24 shkurt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera