Kuzhina

Kek i lëngshëm porcional

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 12 May 2017

Përbërësit

3 vezë
1 gote qumësht
1 gote sheqer pluhur
gjysme gote vaj vegjetal
2 luge kakao
1 Pluhur pjekje
1 vanilje
lekura e grire portokalli
1.5 gote miell
PËR SOS
1 gote qumësht
1 gote ujë
gjysme gote sheqer
1 luge kakao
2 luge vaj vegjetal

Hapat

-Advertisement-

1
Vezët dhe sheqerin e përziejmë mire, ia shtojmë edhe përbërësit e tjerë.

2
Në temperature 180 grade celsius i vëmë për pjekje, duke u pjekur kekat fillojmë ta përgatisim sosin.

3
I derdhim përbërësit e sosit në tenxhere ( në temperature mesatare). Kur ti marrin kekat nga furra i bëmë vrima.

4
Në ato vrima ia derdhim sosin (keku i nxehte, sosi i ftohet duhet të jete).

5
Ju bëftë mirë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera