Lajme

KEK del me njoftim për ndërprerjen e punës se njësisë B1 në TC Kosova

Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 07 November 2024

Kosova ka pasur gjatë ditës së enjte minus 520 megavatë-orë rrymë të prodhuar nga kapacitetet vetanake, dhe, praktikisht e tërë kjo sasi e rrymës kushtimisht është siguruar nga importi.

Lidhur me këtë, Korporata Energjetike e Kosovës, ka njoftuar se njësia B1 në TC Kosova B ka ndërprerë aktivitetin sot, në orën 11:08.

Kjo sipas tyre u bë për shkak të një mungese të tensionit komandues në zbarën OBM.

-Advertisement-

Më pas, në njoftim thuhet se është rikthyer në operim dhe është realizuar sinkronizimi me rrjetin në orën 15:14.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton se njësia B1 në TC Kosova B ka ndërprerë aktivitetin sot, në orën 11:08 për shkak të një mungese të tensionit komandues në zbarën OBM. Megjithatë, falë ndërhyrjes së shpejtë të stafit të TC-Kosova B, janë realizuar sanimet e nevojshme brenda kohës optimale. Pas sanimit, njësia është rikthyer në operim dhe është realizuar sinkronizimi me rrjetin në orën 15:14”, thuhet në njoftimin e KEK’ut.

Kosovës i ka kushtuar importi i energjisë elektrike 1,5 milionë euro, import ky i nevojshëm për të përmbushur nevojat e konsumit të shtuar të rrymës.

Importi i sasisë së madhe të rrymës është pasojë e rënies nga prodhimi i dy blloqeve të termocentralit Kosova B, që do të thotë se për këtë shkak, Kosova ka pasur gjatë ditës së enjte minus 520 megavatë-orë rrymë të prodhuar nga kapacitetet vetanake, dhe, praktikisht e tërë kjo sasi e rrymës kushtimisht është siguruar nga importi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera