Kejvina Kthella lidhje sekrete me djalin e Hashim Thaçit, detaje nga marrëdhënia e tyre

Autori: Gazeta inFokus
12:48 | 09 November 2020
Kejvina Kthella dhe djali i ish-presidentit Hashim Thaçit, Endrit Thaçi janë në një lidhje dashurie. Burime pranë tij kanë bërë të ditur se ai ka një lidhje të fshehtë me modelen. Flitet se Kejvina dhe Endriti janë njohur në Prishtinë nga mikesha e tyre e përbashkët, këngëtarja e njohur, Tayna.
Kjo ka qenë dhe arsyeja pse Kejvina udhëtonte shpesh drejt Prishtinës, ndërkohë që këto ditë që familja Thaçi është në telashe të mëdha dhe i është konfiskuar pasuria, edhe marrëdhënia e tyre është në udhëkryq. Kejvina Kthella ishte prezente në mediat shqiptare pak ditë më parë, pasi u shfaq në ekran si e ftuar në programin e Luana Vjollcës shkruan Panorama Plus.
Mes VIP-ave të tjerë, ajo bëri lojën e saj ndërkohë që u shfaq e kuruar në maksimum. Ndërkohë që Kejvina është përfolur herë pas here për ndonjë flirt apo lidhje me djem të pasur të muzikës apo ndonjë djalë problematik në lidhje me drejtësinë, nga ana tjetër edhe Endrit Thaçi gjithmonë ka qenë pjesë e mediave rozë, edhe për faktin se babai i tij ishte Presidenti i vendit.
Vajza të njohura të modelingut apo showbizit janë përfolur si partneret e tij, ku shpesh fotografohej ndërsa i merrte me makinat e tij të shtrenjta. Ai është përfolur edhe për një lidhje të mundshme me Lotinën, vajzën e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, kundërshtari politik i Thaçit.
Jeta e tij gjithmonë atraktive ka bërë që t’i afrohen vajza të ndryshme nga bota e showbizz-it. Ndërkohë, ish-velina e Ermal Mamaqit, Kejvina Kthella, ka lënë Amerikën për t’u vendosur pak kohë më parë në Prishtinë, pas ndarjes nga reperi i njohur, Seven Saraqi.
E me kthimin nga Amerika, Kejvina ka krijuar kontaktet e para për punë dhe bashkëpunime si modele klipesh, siç ishte klipi i Kidës, një krijim i Mozzik. Së bashku me Megi Pojanin e Arta Elezajn, ajo shfaqej me maskë e armë në klipin e ri të saj, me titull “Edhe sa” të xhiruar në Budva.
Sipas burimeve, kumbar i këtij bashkëpunimi u bë pikërisht vëllai i Mozzik, Getinjo, i cili pak kohë më parë e shprehu hapur pëlqimin ndaj Kejvinës. Nisur nga afrimiteti i tyre u fol se ajo pati një lidhje me Getinjon, që nuk zgjati shumë. Ndërkohë që situata në të cilën ndodhet familja Thaçi ka bërë që edhe marrëdhënia e Kejvinës me Endritin të mbetet në mëshirë të fatit.

Të tjera
-
Shpërthen zja*rr në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, s’ka të lënduar
Në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, hapësira mes rrugëve “Wesley Clark” ...
-
Gashi: Vendosja e votimit në mënyrë arbitrare, antikushtetues dhe cenim i demokracisë
Deputeti i betuar i LDK-së, Arben Gashi ka ripotencuar edhe një herë aktgjyki...
-
Një i lënduar nga rra*hja në veri, dy të tjerë po intervistohen nga policia
Një person ka pësuar lëndime pas përleshjes fizike që pasoi sot në veri të Mi...
-
Përleshje fizike mes shqiptarëve dhe serbëve në veri
Një përleshje fizike mes disa personave shqiptarë e serbë, ka ndodhur sot në ...
-
Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiq paralajmëron arrestime të reja
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka akuzuar të dielën studentët prote...
-
Musliu akuzon VV-në për diktaturë: Është koha t’i japim Albinit, Dejonës dhe marionetave të tyre një leksion politik
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvend...
-
Iu ndërpre fjala tri deputeteve, Deliu-Kodra: Në vend të fjalës, dëgjuam urdhëra, kjo s’është demokraci
Gjatë seancës së sotme konstituive, deputeteve Vlora Çitakut, Hykmete Bajrami...
-
Po udhëtonte drejt Greqisë, policia shqiptare kap 65 vjeçaren me 25 mijë euro të padeklaruara
Një grua është kapur me 25 mijë euro të padeklaruara nga Policia e Shqipërisë...
-
Murati: Opozita po shkel Kushtetutën duke refuzuar pjesëmarrjen në votim
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka kritikuar partitë tjera ...
-
Ky është momenti kur Dehari i kërkoi sigurimit t’i ndërpres Çitakut fjalimin
Gjatë seancës së sotme në tentativë për konstituimin e legjislaturës së re të...
-
Miftaraj: VV dhe Albin Kurti haptazi kanë kapur Kuvendin e Kosovës
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ashpër ndaj vep...
-
Arbreshë Krasniqi: Kosova është përtej qëndrimeve individuale, është më shumë se 120 deputetë
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbreshë Krasniqi ka folur për media pas ...