Rozë

Kejvina Kthella i “rrëmben” të dashurin Adrola Dushit?

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 19 May 2020

Kejvina Kthella ka suprizuar sëfundmi me një foto të publikuar në rrjetet sociale krah një mashkulli mjaft të njohur.

Në Instastoryn e saj shihet se ajo ka ripostuar një foto që më parë është publikuar nga modeli dhe aktori i njohur shqiptar, Pavllo Zengo.

Ata shihen teksa janë në një pushinë dhe teksa Pavllo ka shkrepur foton Kejvina qëndron e mbështetur pas trupit të tij me një shikim mjaft provokues.

-Advertisement-

Nuk dihet se ç’raport kanë dyshja e njohur, por kaq shumë afrimitet lë të kuptohet se Kejvina me modelin kanë diçka më shumë sesa miq.

Ndërkohë Kejvina ditë më parë ajo është parë që ka publikuar disa foto e video krah reperit Seven Saraçi.

Por Pavllo është një emër që së pari është përfolur si mashkulli që është në një lidhje me modelen shqiptare, Adrola Dushi, por asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar se janë në një lidhje. Megjithatë edhe në lidhje me Kejvinën asgjë nuk është e konfirmuar deri në një reagim të dyshes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera