Rozë

Kejsi ndahet sërish nga Stresi dhe e thumbon publikisht

Autori: Gazeta inFokus 20:34 | 28 May 2020

Gjatë verës së vitit të kaluar, Stresi dhe Kejsi i dhanë fund lidhjes së tyre.

Mirëpo pak kohë më parë u bashkuan sërish dhe nuk munguan deklaratat e ndryshme në rrjete sociale.

-Advertisement-

Gjithçka dukej se po shkonte për bukuri por së fundmi diçka ka ndodhur. Dyshja janë ndarë prapë dhe më nuk e ndjekin njëri-tjetrin as në Instagram. Për më tepër Kejsi ka treguar se nuk ka ndërmend të kthehet në Shqipëri sepse nuk ka arsye.

Ajo ndodhet në Kanada, larg reperit dhe mesa duket nuk do të kthehet as për ta takuar. Teksa një ndër ndjekësit e ka pyetur nëse do të kthehet në Shqipëri këtë verë, Kejsi ka shkruar: “Nuk kam çfarë të bëj në Shqipëri”.

Cila të jetë arsyeja e kësaj ndarje të befasishme? Një postim në Instagramin e Kejsit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve pasi duket si thumbim ndaj reperit. Ajo ka publikuar një shprehje në të cilën shkruhet: “Nëse tradhton dikë që është gati të bëjë gjithçka për ty, ti në fakt ke tradhtuar veten nga besnikëria e vërtetë.” A mund të jetë tradhtia shkaku i ndarjes së tyre? Mbetet të presim një reagim nga dyshja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera