Kuzhina

Katër produktet që duhet të shmangni

Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 01 February 2020

Të gjendur përpara informacioneve të shumëllojhsme, produkteve të shumëllojshme, mallrave të importuara pa cilësi, konsumatorët shqiptarë kanë si kryefjalë të përditshme sigurinë apo më saktë, pasigurinë ushqimore.

Në shumë artikuj të ndryshëm, është trajtuar gjerësisht çështje të sigurisë ushqimore, qoftë për produktet vendase ashtu edhe për ato të importuara. Sipas ekspertëve, një qasje e shëndetshme drejt sigurisë ushqimore nis me shmangien e këtyre 4 produkteve.

Mishi i pagatuar i pulës

-Advertisement-

Së fundmi, në botë ngrënia e mishit të pagatuar të pulës është kthyer në trend. Ngrënia e çdo mishit ë pagatuar mund të shkaktojë helmim që në disa raste mund të kthehet në një problem serioz për shëndetin. Mishi i pagatuar i pulës mund të shkaktojë helmim ushqimor që vjen nga bakteret:

• Campylobacter,

• Clostridium perfringes,

• Listeria monocytogenes,

• Salmonella.

Simptomat e helmimit si pasojë e këtyre baktereve mund të variojnë nga organizmi i individit.

Megjithatë, simptomat më të përhapura janë:

• Të përzierat,

• Shtrëngime në stomak,

• Diare,

• Dehidratim,

• Të vjella.

Bakteret e lartpërmendura mund të shkaktojnë edhe sëmundje afatgjata. Mishi i pulës duhet ngrënë gjithnjë i përpunuar dhe i gatuar mirë. Temperatura minimale e gatimit të mishit të pulës duhet të jetë 80 gradë.

Lakrat e vogla

Lakrat e vogla janë përgjithësisht të sigurta por duhen ngrënë me kujdes. Përgjatë viteve 1996 deri në vitin 2016, ato kanë qenë përgjegjëse për shumë sëmundje (2,474) dhe shtrimin në spital të mbi 187 personave. Problemi me lakrat e vogla qëndron tek mjedisi i mbjelljes dhe kushteve të rritjes, që shpesh favorizojnë shfaqjen e shumë baktereve siç është salmonela ose E.coli. Kësisoj, lakrat janë të ndotura me baktere që në brendësi. Ato duhen ngrënë gjithnjë të gatuara.

Perimet dhe frutat që kanë rënë në kontakt me mishin e pagatuar

Gjatë procesit të gatimit, amvisat duhet të sigurohen që të mos përziejnë frutat dhe perimet me mishrat e pagatuar. Ju nuk duhet të përdorni të njëjtat mjete gatimi dhe enë për mishin e pagatuar dhe perimet. Enët dhe mjetet që kanë qenë në kontakt me mishin duhen larë mirë me ujë të nxehtë dhe larës. Përpara përpunimit të perimeve dhe frutave, dhe sidomos nëse keni prekur mish, duhet të lani mirë duart me ujë dhe sapun

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera