Lajme

KEDS zë mbi 500 konsumatorë duke e keqpërdorur rrymën

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 23 March 2023

Përgjatë tri javëve të muajit mars, KEDS ka zënë mbi 500 konsumatorë duke e keqpërdorur energjinë elektrike.

“Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm.Rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

Përgjatë marsit, KEDS zë mbi 500 konsumatorë duke e keqpërdorur energjinë elektrike

Planet dhe aksionet për kontrolle të keqpërdorimeve të ekipeve të Departamentit të Humbjeve në KEDS vazhdojnë të implementohen në tërë Kosovën në baza ditore.

Përgjatë tri javëve të këtij muaji në të gjitha distriktet dhe nën distriktet janë kryer 6124 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, për të cilët dyshohej se po keqpërdorin rrymën. Prej tyre mbi 500 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike.

Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera