Ekonomi

KEDS: Rreth 75% konsumit të energjisë po përdoret për ngrohje

Autori: Islam Morina 20:48 | 08 December 2021

Tashmë kur dimri ka filluar dhe temperaturat kanë rënë, krizën energjetike të rënduar nga kriza globale e energjisë, e rëndon edhe rritja e konsumit, kjo pasi energjia elektrike në Kosovë po përdoret në masë të madhe për ngrohje.

Sipas një prononcimi të dhënë për gazetën Infokus nga zyrtari i KEDS-it, Adlum Ramadani, 75% e konsumit të përgjithshëm në vend po shpenzohet për ngrohje.

“Për KEDS vazhdon të jetë tejet shqetësuese fakti që konsumatorët tanë po vazhdojnë ta shpenzojnë energjinë elektrike për ngrohje, pra rreth 75% e konsumit total po shfrytëzohet për ngrohje, në këtë rast që është një dukuri mjaftë shqetësuese siç jemi duke u ballafaquar me një situatë mjaftë të rënduar, çmimi i importeve ka arritur majat e tij, ndërkaq në anën tjetër sistemi elektroenergjetik pe ka mjaftë të vështirë për ta përballuar tërë këtë ngarkesë e cila po vjen si rrethojë e shfrytëzimit të energjisë për ngrohje”, ka thënë për Infokusin, Adlum Ramadani.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera