Lajme

KEDS, që nga mëngjesi lë pa rrymë një lagje të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 18 December 2018

Lagja Mati 1 në Prishtinë, nuk ka rrymë që nga ora 7 e mëngjesit, transmeton Gazeta inFokus.

Gazeta inFokus, kontaktoj Viktor Buzhalën zëdhënës në kompanin KEDS, i cili bëri me dije se është një shtyllë e cila është rrëzuar në lagjen Muharrem Fejza dhe për këtë arsye ka mungesë të energjisë elektrike.

“Ekipet tona kanë shku për ta riparu dhe në kohën më të shpejtë, do t’i kthehet energjia elektrike lagjes në fjalë”, tha Buzhala për inFokus.

-Advertisement-

Kujtojmë që ditëve të fundit, ankesat për mungesë të energjisë elektrike janë adresuar tek KEDS edhe nga qyteti Suharekës dhe i Fush Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera