Lajme

KEDS po lë bizneset pa energji elektrike

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 06 December 2018

Reduktimet e energjisë elektrike se fundmi janë shpeshtuar.

E kjo më së shumti telashe po i nxjerr bizneseve.

Këta të fundit po ankohen se nuk po mund të punojnë si pasoj e telasheve që po kanë me energji elektrike.

-Advertisement-

“Mungesa e energjisë elektrike na ka krijuar një kosto të lartë gjatë muajve të fundit” , thotë pronari i kompanisë Meka Halal Food , Burim Piraj , që fabrikën e përpunimit të mishit e ka në Dragash.

Pikërisht nga kjo zonë kohëve të fundit janë raportuar reduktime të shpeshta të energjisë elektrike të cilat i ka aplikuar kompania kosovare për distribuim e furnizim me energji elektrike KEDS/KESCO.
Piraj kërkon që të ndërmerren hapa nga qeveria që bizneset kosovare mos të pësojn si pasojë e reduktimeve të shpeshta të energjisë elektrike.

Në të kundërtën sipas tij bizneset kosovare do të shkojn drejt falimentimit.

“Gjatë kësaj kohe nuk kemi pasur fare fitim. Gjithashtu këto ndërprerje kanë shkaktuar dëmtim dhe në pajisjet më të cilat ne punojnë” tha Piraj për Gazeten inFokus.

Por telashe me furnizim me energji elektrike nuk ka vetëm në zona më të thella siç është Dragashi.

Pronari i kompanisë Laberion, Bashkim Osmani, prodhimin e lëngjeve e bënë në Podujevë.

Edhe atje nuk mungojnë problemet me energji elektrike.

“Dëmet janë të mëdha nga ndërprerjet që kanë ndodhur këtyre ditëve , një ndërprerje e tillë shkaktonë një humbje prej 1300 deri në 1600 euro” thotë Osmani.

Ky thotë se kanë paraqitur ankesa në institucionet kosovare por përgjigje nuk kanë marr.

“Ne jemi të kyçur me një rrjet të trafove i cili është i stërvjetruar, kemi bërë presion të vazhdueshëm tek institucionet e Kosovës për këto probleme, por nuk kemi marr ndonjë përgjigje rreth kësaj çështje, gjithashtu kemi dërguar kërkesë tek ZRRE për këtë situatë të pa lakmueshme në të cilën ndodhemi” thotë Osmani.

E krejt këto probleme po ndikojnë negativisht tek bizneset.

“Dëmet me të mëdha po ju shkaktohen bizneseve prodhuese.. Bizneset kanë shumë telashe gjatë kësaj kohe që kemi ndërprerje”, bënë me dije Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi.

Edhe ky bënë me dije se kanë dërguar shume kërkesa tek Kryeministri i Kosovës, ZRRE e KEDS, në mënyrë që të ndërmerren masa për furnizim stabil me energji elektrike nga ana e KEDS. Albana Zeqiri/Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera