KEDS po aftëson për siguri në punë nxënësit e 69 shkollave profesionale
Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 20 October 2020
Në kuadër të javës evropiane për siguri dhe shëndet në punë, KEDS ka filluar aftësimin për siguri në punë për nxënësit e shkollave të mesme teknike-profesionale. Tashmë, ekspertët e kompanisë u kanë dhënë njohuri të vlefshme nxënësve të shkollave në Mitrovicë, Drenas, Ferizaj e Kaçanik. Këta nxënës llogaritet që shumë shpejt mund të hyjnë në tregun e punës, prandaj KEDS është fokusuar pikërisht aty. Që nga e hëna, kur edhe filloi java e sigurisë, trajnerët profesional të kompanisë kanë filluar t’iu ligjërojnë atyre bazuar në materiale të përgatitura enkas për ta.
Zekirja Baftiu, Drejtor i shkollës së mesme profesionale Feriz Guri dhe Vëllezërit Caka në Kaçanik u nda mjaft i kënaqur me ligjërimin e realizuar nga KEDS derisa tha se nxënësit e kësaj shkolle kanë arritur të tregojnë sukses edhe në fushën profesionale duke u angazhuar si punëtor të KEDS. “Vizita e sotme nga KEDS, ku u ligjërua për sigurinë dhe shëndetin në punë ishte shumë e mirëseardhur për nxënësit tanë. Përmes ligjëratave të tilla, ata arrijnë që të aftësohen me njohuri të reja nga ekspertë të fushës së sigurisë dhe shëndetit, duke qenë kështu të gatshëm për tregun e punës.” Ai shtoi se bashkëpunimi me KEDS ka bërë që të rritet interesimi për nxënësit të cilët ende nuk kanë ndarë mendjen se ku të orientohen në shkollim të mëtutjeshëm. “Që kur KEDS ka filluar të marrë në punë nxënës të shkollës tonë përmes KEDS Akademisë, ka pasur interesim të shtuar të nxënëseve për të vazhduar shkollimin e mesëm në shkollën tonë.”- përfundoi Baftiu.
Mjaft i kënaqur me ligjëratën e sotme u nda edhe nxënësi i vitit të fundit të kësaj shkolle, Flakron Tusha. “Ligjërata e sotme na mundësoi të marrim njohuri të reja në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë. Krahas asaj që kemi mësuar deri më sot në shkollën tonë, ligjëruesit e KEDS na informuar me praktika të reja dhe mjaft të nevojshme sesi duhet të ruhemi dhe të kemi kujdes kudo që veprojmë”. – tha Flakroni.
Me qëllim të rritjes së sigurisë edhe për fëmijët, KEDS ka përgatitur gjithashtu një broshurë me skica të detajuara për sigurinë e tyre ndaj kontaktit me energjinë elektrike si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj.
KEDS është kampione e organizimit të sigurisë dhe shëndetit në punë, duke bërë avancime gjigante gjatë viteve të fundit, duke trajnuar e certifikuar në atë aspekt secilin punëtor të terrenit me moton: zero aksidente në punë. Si rrjedhojë, kompania ka krijuar një ekip profesionistësh, një qendër moderne të trajnimit dhe përvojë të madhe e cila po kërkohet madje edhe nga vendet e rajonit.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...