KEDS: Për nëntë vjet janë investuar mbi 200 milionë euro
Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 08 May 2022
Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), i ka mbushur nëntë vjet prej se ka filluar të operojë në vendin tonë.
Me këtë rast kjo kompani ka renditur një nga një sukseset e saj.
Në një njoftim bëhet e ditur se kjo kompani ka investuar mbi 200 milionë euro dhe ka realizuar afro 2 mijë projekte.
Tutje KEDS thotë se sot mënyra e leximit dhe faturimit të konsumatorëve është komplet i digjitalizuar.
“Ende pa u bërë një dekadë, rrjeti elektrik i vendit është shumë më i avancuar në të gjithë parametrat. Kjo u arrit falë investimeve të KEDS-it, që nisën menjëherë dhe tashmë janë investuar mbi 200 milionë euro duke u realizuar afro 2000 projekte përmes kompanive kontraktuese apo përmes ekipeve të veta të Mirëmbajtjes”.
“KEDS ka punuar fuqishëm gjatë këtyre nëntë vjetëve në modernizimin e infrastrukturës së rrjetit dhe të shërbimeve. Sot, mënyra e leximit dhe faturimit të konsumatorëve është komplet i digjitalizuar. Afro 85 për qind e orëve që njehsojnë energjinë elektrike për konsumatorët janë digjitale”.
Njoftimi i plotë:
Sot bëhen 9 vjet kur filloi operimet Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS).
Ende pa u bërë një dekadë, rrjeti elektrik i vendit është shumë më i avancuar në të gjithë parametrat. Kjo u arrit falë investimeve të KEDS-it, që nisën menjëherë dhe tashmë janë investuar mbi 200 milionë euro duke u realizuar afro 2000 projekte përmes kompanive kontraktuese apo përmes ekipeve të veta të Mirëmbajtjes.
KEDS ka punuar fuqishëm gjatë këtyre nëntë vjetëve në modernizimin e infrastrukturës së rrjetit dhe të shërbimeve. Sot, mënyra e leximit dhe faturimit të konsumatorëve është komplet i digjitalizuar. Afro 85 për qind e orëve që njehsojnë energjinë elektrike për konsumatorët janë digjitale.
Paralelisht është punuar edhe në përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes dhe sigurinë e furnizimit. Nga kjo, ka rezultuar që numri i përgjithshëm i ndërprerjeve të energjisë elektrike (SAIFI) gjatë operimeve të KEDS-it në krahasim me periudhën e mëhershme të ulet për 64 për qind, ndërsa indeksi i kohëzgjatjes së përgjithshme të ndërprerjeve (SAIDI) në nivel vendi të ulet për 70 për qind.
Përmirësimet janë afatgjata, pasi KEDS po punon në standardizimin e kapaciteteve të rrjetit në nivel evropian përmes dyfishimit të kapaciteteve të rrjetit, duke kaluar nga niveli 10kV në 20kV në zonat më të populluara. Tashmë këto linja, që nuk ekzistonin fare në Kosovë më herët, janë vendosur në një pjesë të konsiderueshme të vendit, duke përfshirë shumicën e Prishtinës. Gjatë periudhës në vijim po punohet që këto linja të shtrihen në qendrat e të gjitha qyteteve të Kosovës.
Investimet në rrjetin distributiv kanë ndihmuar shumë edhe në zvogëlimin e humbjeve, që kanë rënë nga 31 për qind në 17 për qind.
Edhe bizneset nuk janë lënë anash. Falë përparësisë të nevojave të bizneseve dhe angazhimit çdo ditë në përmirësimin e kushteve për to, energjia elektrike nga problemi kryesor që e kishin në raportin Doing Business të Bankës Botërore, tashmë renditet si problemi i tetë.
Investimet janë duke vazhduar, sikurse përmirësimet në të gjithë sektorët. Digjitalizimi dhe modernizimi i rrjetit të shpërndarjes do të vazhdojë, do të punohet fuqishëm në rritjen tutje të sigurisë së furnizimit, avancimit të shërbimeve dhe zvogëlimit të humbjeve. Paralelisht po punohet edhe në adaptimin e rrjetit për nevoja të prodhuesve të energjisë së ripërtëritshme.
Kompania është duke punuar në koordinim të plotë me të gjitha komunat e Kosovës që të përshtatë prioritetet e tyre zhvillimore, si në aspektin ekonomik ashtu edhe të zgjerimit të vendbanimeve në bazë të planeve urbanistike.
Pos aktiviteteve esenciale, KEDS ka qenë dhe vazhdon të jetë afër të gjithë qytetarëve të vendit, përmes dhjetëra projekteve në fushën e Përgjegjësisë Shoqërore të Korporatës. Orientimi kryesor ka qenë në sektorin e edukimit, ku programi i KEDS Academy është qendrori dhe ndër kryesorët në nivel vendi, duke ua hapur dyert qindra të rinjve për karrierë të suksesshme.
Të tjera
-
Kamberi takohet me Von Cramon, diskutojnë problemet e diskriminimit të shqiptarëve në Luginë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar me eur...
-
Emmerson: Prokuroria po e shfrytëzon dëshmitarin Ramiz Qeriqi si “kalë troje”
Ka filluar dëshmia e dëshmitarit 55-të në Hagë. Dëshmitari është Ramiz Qer...
-
Haradinaj bën homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Sllup, Hereq dhe Duja...
-
Duda Balje u ndalua nga policia serbe në Merdarë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar të martën nga autor...
-
Aktivistët bllokojnë me ngjitës zyrën e profesorit Xhevat Krasniqi
Lëvizja Feministe Studentore ia ka bllokuar me ngjitës zyrën profesorit të Un...
-
PAMJE: “Fluturoi” mbi rrreth dhe mori shtyllën me vete, kështu përfundoi në pompë të derivateve vetura në Veternik
Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën në Veternik ku një veturë ka përfun...
-
Ramiz Qeriqi pohon se kishte polici ushtarake në batalionin e tij
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) po vazhdon dëshminë dëshmitari i ...
-
Bie fasada nga një ndërtesë në Prishtinë, detaje nga zjarrfikësit
Në rrugën “UÇK” në Prishtinë një pjesë e fasadës së një ndërtese ka rënë, duk...
-
Ambasada britanike për zgjedhjet në veri: Bojkoti – pengesë për demokracinë
Ambasada e Britanisë së Madhe në një përgjigje për RTK-në është deklaruar se ...
-
Gërvalla me vendim ndalon punësimin e familjarëve në MPJD
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë vendim...
-
Sandulloviq falënderon Osmanin për ngritjen e çështjes së tij në mbledhjen e OKB-së
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, ka falënderuar presidenten e Kosovës pë...
-
Dënohen me burg shtatë të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares, njëri lirohet
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 62 vite burgim të akuzuarit për d...