Lajme

KEDS, partive politike: Mos na bëni pjesë të fushatës elektorale!

Autori: Gazeta inFokus 17:11 | 19 October 2017

Kompania Kosovare për Shpërndarje të Energjisë Elektrike (KEDS) ka apeluar tek të gjitha subjektet partiake të mos e bëjnë pjesë të fushatës zgjedhore dhe garave politike.Kjo kompani deklaron se trajton në mënyrë të barabartë të gjithë konsumatorët, pa dallim përkatësie partiake apo pozite zyrtare.Tutje KEDS shton se respekton plotësisht privatësinë e çdo konsumatori.

”Ne si kompani private, sigurojmë që të përmbushim misionin tonë që të furnizojmë konsumatorët me energji elektrike dhe tu ofrojm atyre shërbimet më të mira të mundshme” thuhet në komunikatën e dërguar, nga KEDS.

Reagimi i KEDS vije pas disa kritikave dhe akuzave të KMDLNj-së, ku thotë se kjo kompani vazhdon të plaçkitë qytetarët e Kosovës, teksa i referohet aktakuzës ndaj kandidatit të Vetëvendosjes për Podujevën, Ajet Potera, ku dyshohet se ka dëmtuar kompaninë KEDS.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera