Lajme

KEDS njofton qytetarët se si të informohen për reduktimet 2 orëshe në lagjet e tyre

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 15 August 2022

KEDS përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se si qytetarët të informohen për reduktimet dy orëshe të planifikuara në lagjet e tyre.

“Informimi i konsumatorëve për kohën e kufizimeve të planifikuara është duke u bërë përmes ueb-faqes së KEDS, më saktësisht përmes hartës, ku konsumatorët mund të shohin kufizimet e planifikuara që do të ndodhin në pikën matëse të saj/tij apo të lagjes ku jeton”, thuhet në njoftimin e KEDS.

Reagimi i KEDS:

-Advertisement-

Njoftohu për kufizimet e planifikuara në hartë
Duke qenë se kriza energjetike tashmë është thelluar në vendin tonë për shkak të pamundësisë për t’i mbuluar çmimet e importit, kufizimet e planifikuara me energji elektrike kanë filluar për të gjithë konsumatorët.

Këto kufizime sipas planit të dërguar nga KOSTT, do të vazhdojnë të jenë rreth 2 orë për secilin grup të konsumatorëve, në periudha të ndryshme të ditës.

Informimi i konsumatorëve për kohën e kufizimeve të planifikuara është duke u bërë përmes ueb-faqes së KEDS, më saktësisht përmes hartës, ku konsumatorët mund të shohin kufizimet e planifikuara që do të ndodhin në pikën matëse të saj/tij apo të lagjes ku jeton.

Vizito: https://outage.keds-energy.com/

Gjatë ditës reagoi edhe Ministria e Ekonomisë, e cila tha se furinizimi me energji elektrike, derisa ka bërë të ditur se kërkesa prodhimi ditor i KEK-ut është 507 MWh, kurse kërkesa e konsumit 750 MWh.

Ndër të tjerash, Ministria e Ekonomisë ka akuzuar KEDS-in se po toleron vjedhje të rrymës.

“Humbjet komerciale (të shkaktuara nga vjedhjet) dhe teknike të Kompanisë KEDS janë 19%. Këto humbje ende mbulohen nga të gjithë, pra prodhimi ose importi, jo nga vet KEDS-i”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera