Lajme

KEDS mohon se do të ketë rritje të çmimit të rrymës

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 08 October 2021

Sot në media u raportua se zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka paralajmëruar rritje të faturave të energjisë elektrike, që sipas tij, vjen si pasojë e rritjes së importit të energjisë elektrike e cila ka mbërritur çmime stratosferike.

Mirëpo, për këtë ka reaguar KEDS-i, duke thënë se lajmi që ka qarkulluar nuk është i vërtetë.

“KEDS nuk ka paralajmëruar rritje të çmimit të energjisë elektrike. Ne nuk mund të paragjykojmë se çka do të ndodhë. Kjo është thënë edhe në KTV. Ju lutem ta korrektoni lajmin pasi që nuk është i vërtetë”, njofton Keds-i.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera