KEDS me mobilizim të jashtëzakonshëm për luftimin e pandemisë
Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 31 March 2020
KEDS thotë se është mobilizuar fuqishëm në luftimin e pandemisë së Corona Virusit COVID-19.
Sipas një komunikate thuhet se KEDS menjëherë kishte themeluar Komisionin për menaxhimin e krizës. Ky komision në vazhdimësi është duke e përcjellur me vëmendje të madhe situatën dhe është duke përgatitur strategjinë e veprimit konform secilës lëvizje, duke ndërmarrë kundërmasa në secilin hap. Nga tetë takime të deritashme kanë dalë vendime që e bëjnë KEDS-in lidere të ndërmarrjes së masave.
Fillinisht, secili punëtor i KEDS-it është njoftuar për respektimin e masave mbrojtëse konform rekomandimeve nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës. Pastaj, është bërë mobilizim në nivelin më të lartë, duke marrë masat e nevojshme për informim, ngritje të higjienës.
Është bërë dezinfektimi i hapësirave të punës dhe automjeteve, rritje e masave higjienike dhe furnizimin me dezinfektues dhe materiale të nevojshëm në të gjitha hapësirat e kompanisë dhe atë në mënyrë të vazhdueshme. Kompania ka vazhduar tutje, duke pajisur të gjithë punëtorët mjete të nevojshme mbrojtëse siç janë dorëza, maska, rroba mbrojtëse nga viruset e ndryshme, alkool higjenik, material dezinfektues etj.
KEDS ka bërë edhe kampanjë vetëdijesimi me qëllim të shtuarjes së masave për higjienë personal, vendosja e posterëve dhe fletushkave informuese në të gjitha hapësirat e kompanisë. Masë tjetër e ndërmarrë është edhe pezullimi i aktiviteteve që kërkojnë mbledhjen në grupe apo takime të punëtorëve në numër më të madh.
Paralel me to, kompania ka bërë edhe riorganizimin e stafit sipas departamenteve apo njësive për ardhje në punë duke mbajtur nivelin e nevojshëm të kryerjes se punëve, duke ju dhënë prioritet aktiviteteve bazë të kompanisë.
Në përputhje me vendimin e Qeverisë, KEDS ka krijuar mundësi për të gjithë punëtorët që kanë fëmijë, që punëtori/ja ose bashkëshortja/ bashkëshorti që punon në institucion tjetër të lirohet nga puna që të jenë në shtëpi me fëmijët, ka bërë izolimin e të gjitha rasteve të ditura në periudhë prej 14 ditësh. Për të marrë masa preventive, KEDS bën edhe përcjelljen në vazhdimësi të shëndeti të punëtoreve, furnizimi dhe shpërndarje të mjeteve mbrojtëse në baza të rregullta.
Nuk mungojnë as gjestet tjera, ku përfshihet lirimi nga puna i punëtorëve me probleme shëndetësore, problem kronike, lirimi nga puna i punëtorëve me moshë mbi 60 vite, nga administrata, lirimi nga puna i punonjëseve shtatzëna dhe ofrimi i mundësisë së angazhimit me punë nga shtëpia.
Të tjera
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...
-
Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëta...
-
Kurti në Panairin e Hanoverit, e quan historike pjesëmarrjen e parë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Hanoverit “20...
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...
-
Gjuajtje me ąrmë zjąrri në Hajvali, policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 ...
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...
-
Macron telefonon Kurtin, bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ndërsa anëtarësimin në KiE e lidh me Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti ...