Lajme

KEDS lë pa rrymë qendrën e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 29 November 2018

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike ka lënë pa energji elekrike për më shumë se një orë qendrën e qytetit të Prishtinës.

KEDS përmes një komunikate ka bërë të ditur se shkak i ndaljes së energjisë është rënja e nënstacionit të KOSTT-i.

“Po bëjmë maksimumin që t’i furnizojmë konsumatorët nga linjat alternative. Por, mbi 30 mijë konsumatorë, që përfshinë më tepër se 100 mijë qytetarë është e pamundur të kyçen. Nuk dihen ende shkaktarët e kësaj rënie. Për informata më të hollësishme rreth kësaj ndodhie dhe rikthimin në punë ju lutem drejtojuni KOSTT-it”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

-Advertisement-

Ndryshe javët e fundit në tërë territorin e Kosovës ka pas reduktime të vazhdueshme të energjisë elektrike./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera