KEDS investon në Firzë të Gjakovës
Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 09 November 2018
Fshati Firzë, i njohur si fshat piktoresk pranë Gjakovës është vendi në të cilin Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS ka përfunduar investimet në rrjetin elektrik.
Në këtë lokacion janë vendosur shtylla betoni për tension të ulët dhe të mesëm, kabllo dhe një trafo e re.
Zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala, është shprehur se investimi në këtë vend ka qenë i nevojshëm për shkak të rrjetit të vjetruar.
“46 shtylla betoni për tension të ulët, shtatë për tension të mesëm, 2 mijë e 200 metra kabllo ajrore për tension të ulët dhe një trafo e re me fuqi 100 kvA janë vendosur në kuadër te projektit që KEDS ka përfunduar në rajonin e fshatit Frizë të Gjakovës”, thotë Buzhala.
Nga ky projekt kanë përfituar 35 familje. Në këtë numër janë edhe familjet Hilaj, Dreni, Bisaku, Dedaj dhe të tjerë.
Përfitimet janë të natyrës së ngritjes së cilësisë së furnizimit, kualitetit dhe mbi të gjitha furnizimit me tension stabil. Kjo e fundit ka qenë problematike ndër vite për ekonomitë familjare këtu dhe shpesh herë ka shkaktuar dëme edhe në amvisëri.
Banorët tashmë shpresojnë se probleme të tilla do ti takojnë të kaluarës. Fanol Dedaj banorë i kësaj ane thotë se shpresat mbeten të mëdha në këtë projekt investiv meqë Firza ka njerëz punëtorë që e meritojnë investimin.
“Pres që vuajtje të tilla për ekonomitë e zonës dhe përditshmërinë e jetës së banorëve më mos të ketë. Është punuar ndër vite”, thotë Dedaj.
Për investimin në Firzë të Gjakovës është deklaruar edhe i pari i Gjakovës Ardian Gjini. Gjini është shprehur mirënjohës për projektet e KEDS-it në rajonin e Gjakovës, meqë ka ri potencuar se rajoni në fjalë ka pësuar dëme të mëdha në të gjitha fushat e jetës që nga lufta e fundit.
“Firza por edhe pjesët tjera që kanë qenë emergjencë për investime të KEDS-it normalisht që janë interes edhe i yni meqë ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së banorëve. Komuna është gati çdoherë të luaj rolin e vet në projekte të tilla bashkë me qytetarët dhe KEDS-in”, ka thënë Gjini.
Të tjera
-
Ish-anëtari: Grupi i Osmanit në ‘Guxo’ në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Ish-anëtari i Listës Guxo, Valton Dërguti, ka thënë se pas votimit të Buxheti...
-
Për tri vjet rreth 500 raste të futjes së drọgës nëpër burgjet e Kosovës
Dhjetëra persona me varësi nga droga në Kosovë. Por kjo dukuri nuk po i mb...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Kryetari i Odës së Mjekëve: Rritja e pagave për mjekët është ‘’hajgare’’
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave”
Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Nga n...
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...
-
Liburn Aliu sot mban konferencë për media
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Fundjavë e ftohtë, temperaturat zbresin në -4 gradë
Fundjava në Kosovë do të mbizotërojë me mot të vranët e me temperatura të ulë...
-
Pemë për ushtarët e FSK-së, Ministria e Mbrojtjes jep tender në vlerë mbi 45 mijë eurosh
45 mijë e 925 euro për furnizim me pemë për nevojat e ushtarëve të Forcës së ...
-
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Sot është Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 116 vjet më parë në Kongr...