Lajme

KEDS-i, kap një kompani taksish duke vjedhur rrymën për mbushjen e veturave elektrike, dëmi mbi 40 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 02 October 2024

KEDS ka zbuluar një kompani taksish në kryeqytet që ka keqpërdorur energjinë elektrike për mbushjen e automjeteve të saj elektrike.

Përmes një njoftimi thonë se ekipet e tyre e kapën pronarin e kompanisë në flagrancë gjatë këtij veprimi të jashtligjshëm.

“KEDS ka zbuluar një kompani taksish në Prishtinë që ka keqpërdorur energjinë elektrike për mbushjen e veturave të saja elektrike🚖. Ekipet e kontrollit të KEDS-it e kanë kapur në flagrancë pronarin e kompanisë gjatë këtij veprimi të jashtëligjshëm”, thuhet në njoftim, raporton GazetaBlic.Dëmi financiar që i është shkaktuar KEDS-it arrinë në 40.568.26 euro, të cilat kompania e taksit është e obliguar t’i rikthejë menjëherë si pjesë e rikthimit të humbjeve.

-Advertisement-

“Dëmi financiar që i është shkaktuar KEDS-it është i madh, duke u përllogaritur në 40,568.26 euro, shumë të cilën kompania e taksive obligohet ta rikthejë menjëherë si pjesë e rikthimit të humbjeve”, thuhet tutje në njoftim.

Postimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera