Lajme

KEDS-i fajëson Komunën e Lipjanit, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 19 February 2023

Mosrregullimi i daljeve nëntokësore në fshatrat Sllovi dhe Konjuh është përgjegjësi e Komunës së Lipjanit, për këtë KEDS e ka fajësuar pikërisht këtë komunë.

”Të dy daljet janë nëntokësore  për çka nevojitet prerje e asfaltit për ti rregulluar. Fatkeqësisht, Komuna e Lipjanit nuk po jep leje që ato të sanohen, duke bërë që mbi 3 mijë konsumatorë të mbesin pa energji elektrike”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

“Daljet janë prishur nga mingarkesat. Fillimisht ishte prishur një pjesë e daljes së Konjuhit, para rreth një muaji. Komuna nga atëherë nuk ka dhënë leje për intervenim. Për të mos i lënë konsumatorët pa energji në pikun e dimrit, KEDS e kishte transferuar furnizimin e tyre në dy dalje tjera. Por, për shkak që komuna nuk dha leje kohë të gjatë, kjo ka bërë që të mbingarkohet edhe dalja e Sllovisë, duke u shkaktuar prishje edhe aty. Tash, komuna nuk po jep leje për asnjërën që të sanohet”, thuhet në njoftimin e KEDS’it.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera