Lajme

KEDS-i e lë Deçanin 15 orë pa rrymë

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 27 November 2018

Reduktimet e KEDS-it vazhdojnë ende me orë të tëra. Kësaj radhe Komuna e Deçanit ka mbetur 15 orë pa energji elektrike.
KEDS, kompani kjo e cila ka për obligim që ta furnizojë Kosovën me energji elektrike siç duket nuk ka marrë parasysh reagimin e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.

Haradinaj, pas ndërprerjeve të shumta ka reaguar ndaj KEK-ut KEDS-it duke thënë se është zhgënjyese dhe e patolerueshme sjellja ndaj KEDS dhe KEK në ditët e para të dimrit, duke i shtyrë qytetarët të përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.

Ditëve të fundit shumë vendbanime në Kosovë kanë pasur mungesë të energjisë elektrike për orë të tëra, duke i dëmtuar kështu bizneset e vogla dhe ato të mesme, KEDS-i, ditë më parë reagoj duke thënë se për këtë është përgjegjës KEK-u derisa kjo e fundit thoshte se nuk e ka për detyrë një gjë të tillë./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera