Lajme

KEDS fillon me digjitalizimin e rrjetit

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 11 October 2018

KEDS ka filluar me digjitalizimin e rrjetit elektrik në Kosovë, monitorimin dhe kontrollimin e rrjetit në mënyrë digjitale. Kjo mundësohet nga sisemi SCADA, i cili operon përmes zyrës qëndrore në Prishtinë, e pajisur me teknologjinë e fjalës së fundit.

Instalimi i këtij projekti, ku KEDS po investon 4 milionë euro nënkupton se do të ketë më pak ndalesa të energjisë elektrike. Në rast të ndonjë defekti, përmes digjitalizimit parashihet që konsumatorët të mbesin shumë më pak me energji elektrike, pasi sistemi mundëson efikasitet të madh, duke e shkurtuar shumë kohën e intervenimit.

Nga kompjuterët, tabletët apo telefonat mobilë mund të shikohet operimi komplet i rrjetit dhe të intervenohet nëse paraqitet ndonjë domosdoshmëri. Këtu përfshihen edhe ndalesat eventuale në rast të ndonjë të papriture apo anomalie të shkaktuar nga faktorët e jashtëm.

-Advertisement-

Tutje, pos shkurtimit të ndalesave dhe operimit maksimalisht eficient, edhe humbjet do të zvogëlohen. Kjo nënkupton direkt që konsumatorët do të kenë shërbime me kualitative, më të sigurta dhe tension më stabil.

Projekti fillimisht ka nisur në 20 nënstacione anëkend Kosovës, për t’u shpënrdarë në një përiudhë sa më të shkurtër kohore në të gjithë rrjetin elektrik.

Me SCADA-en nis digjitalizimi i rrjetit elektrik në Kosovë. Kjo tregon përkushtimin dhe qasjen e KEDS-it që përmes investimeve të fjalës së fundit të teknologjisë, të përfitojnë sa më tepër konsumatorët kosovarë.

Benefitet e këtij sistemi pritet të shihen qysh këto ditë.

Paralel me këtë sistem, KEDS ka vazhduar fuqishëm edhe më investime tjera në tensionin e mesëm dhe atë të ulët. Tashmë, disa nënstacione të reja 20 kV janë në finalizim, ku përfitues janë mijëra konsumatorë.

Të njëjtën kohë po investohet fuqishëm edhe në dhjetëra lokalitete të tensionit të ulët, ku po zëvëndësohet komplet rrjeti i vjetëruar me atë të ri, po vendosën qindra trafostacione të reja, sikurse mijëra kilometra përcues e dhjetëra mijë shtylla elektrike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera