KEDS do të angazhojë mbi 1000 punëtorë për zgjedhjet lokale
Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 15 October 2021
KEDS vazhdon të jetë një nga akterët përfshirës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor sa i përket çështjes së energjisë elektrike. Bashkëpunimi i ngushtë me KQZ-në, vazhdon të jetë në nivelin më të lartë edhe në këto zgjedhje lokale që do të mbahen këtë të diel. Kompania ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, duke angazhuar mbi një mijë punëtorë në të gjitha qendrat e votimit në të gjithë territorin e Kosovës, që nga koha kur hapen vendvotimet e deri në përfundim të procesit. Ekipet e tona do të jenë në dispozicion të plotë për intervenime ndaj çdo të papriture në rrjetin elektrik.
Nëse gjithçka shkon sipas planifikimeve tona, edhe në këto zgjedhje do të ketë furnizim stabil me energji elektrike, meqë kemi bërë të gjitha përgatitjet duke siguruar energjinë elektrike të nevojshme për të mbuluar kërkesat. Si masë shtesë, kemi instaluar bateritë emergjente në të gjitha qendrat e votimit, që mund të përdoren në rast nevoje. Pos kësaj, do të kemi në dispozicion edhe gjeneratorët mobilë që do të dërgohen në secilën qendër votimi dhe në rast të ndonjë të papriture do të vihen në përdorim në secilën qendër votuese.
Sigurisht, shfrytëzimi racional dhe me kujdes i energjisë elektrike është shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e sistemit. Përdorimi i formave alternative të ngrohjes, aty ku ka mundësi dhe shkyçja e pajisjeve të panevojshme është një mundësi e mirë, që do të na lehtësonte punën në kryerjen e detyrave tona dhe ofrimin e shërbimeve sa më kualitative.
Theksojmë që edhe Qendra Dispeçerike e KEDS-it do të jetë në gatishmëri të plotë në ditën kur do të mbahen zgjedhjet, nga ku do të monitorohet rrjeti në kohë reale përmes Kosovanet. Kjo qendër do të punojë me kapacitete të shtuara derisa investimet e bëra ndër vite nga KEDS në digjitalizimin e rrjetit, do të mundësojnë operimin nga distanca përmes sistemit SCADA. Me kapacitete të shtuara do të punojë edhe Qendra e Thirrjes, që pranon në kohë reale secilën telefonatë apo informatë nga konsumatorët dhe qytetarët që ka të bëjë me energjinë elektrike. Lidhur me këtë, KEDS inkurajon qytetarët që t’i drejtohen kësaj qendre nëse shohin se diçka nuk është në rregull me rrjetin elektrik apo furnizimin, pra të lajmërojnë menjëherë kompaninë duke thirrur në numrin pa pagesë: 0800 791 00.
Të tjera
-
ĶRIMI NË FAMILJE| 45 gra e burra të vrārë, këto janë shifrat shokuese të 4 viteve të fundit në Kosovë
Hiq më pak se 45 gra e burra u vranë nga familjarët e 10 mijë e 621 të tjerë ...
-
Instruktorë të zbulimit britanik trajnojnë FSK-në
Në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me suks...
-
Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 ngrit shqetësime rreth Projektligjit për Gjykatën Administrative
Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 ka dorëzuar deklaratë në Komisionin P...
-
“Sajesë dhe gënjeshtër, Mustafa i reagon Kurtit që tha se marrëveshja e 2015-ës shkel Kushtetutën
Ish-kryeministri Isa Mustafa i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti për një d...
-
Bulliqi pret në takim Gërvallën, diskutojnë për Podujevën
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur sot në takim, ministren për ...
-
Përplasje e ashpër në Komisionin për Integrime, kërkohet dorëheqja e ministres Hajdari
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka raportu...
-
BE vendos sanksione ndaj katër kolonëve izraelitë
Katër kolonë ekstremistë izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerus...
-
Dogana e Kosovës sekuestron mbi tre mijë mbrojtëse të telefonave me marka të falsifikuara
Njësitë e Doganës gjatë kontrolleve kanë arritur të parandalojnë futjen e...
-
Dyshohet për dhúnë në familje, IPK rekomandon suspendimin e një kapiteni policor
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i ka rekomanduar Policisë së Kosovës sus...
-
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, kritikohet Kurti për përçarje të shqiptarëve
Më 24 prill do të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni...
-
“Rrenë e kulluar elektorale”, Haradinaj i reagon Qeverisë për autostradën e Dukagjinit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar nd...
-
SHBA vendos veto ndaj anëtarësimit të plotë të Palestinës në OKB
Më 18 prill, për shkak të votës veto të SHBA-së, projekt-rezoluta për t'i rek...