KEDS çmon kontributin e “International Maarif Schools of Kosova” për projektin e kursimit të energjisë

Autori: Gazeta inFokus
16:34 | 15 December 2022
KEDS priti në vizitë përfaqësues nga “International Maarif Schools of Kosova”, për t’i falënderuar për projektin vetëdijesues “Parandalojeni humbjen e energjisë elektrike për të ardhmen tuaj”, si përpjekje efektive për ta adresuar çështjen e kursimit të energjisë, në këtë kohë kur i gjithë vendi po përballet me krizë energjetike.
Në vizitën që personeli i kësaj shkolle, së bashku me katër nxënës, e bënë sot në KEDS, ata shpjeguan më në detaje idenë dhe qëllimin e këtij projekti, si dhe falënderuan KEDS për përkrahje në këtë iniciativë.
Drejtori i kësaj shkolle, Mustafa Yilmaz, u shpreh falënderues ndaj KEDS për njohjen e angazhimit të tyre, duke premtuar se projekte të tilla të kursimit, të cilat kanë qenë të iniciuara nga vetë nxënësit,
nuk do të mungojnë as në të ardhmen.
Rudina Heroi-Puka, Drejtoreshë për Shërbim ndaj Konsumatorëve në KESCO, falënderoi nxënësit dhe shkollën për këtë iniciativë, duke thënë se në këtë kohë krize energjetike, kur çmimet e importit të energjisë vazhdimisht po rriten, çdo veprim i kursimit është shumë i rëndësishëm për t’ia lehtësuar barrën sistemit.
Edhe Rudin Lleshaj, Drejtor i Shërbimeve të Përbashkëta në kompani, i falënderoi të gjithë kontribut-dhënësit në këtë projekt, duke thënë se këtë shembull duhet ta ndjekin edhe shkollat e tjera.
KEDS është iniciues i vazhdueshëm i projekteve të kursimit të energjisë. Një ndër këto projekte është ai me shkolla fillore të Kosovës, ku nxënësit e klasave IV dhe V po vazhdojnë të informohen më në detaje për mënyra praktike të kursimit, përmes broshurave të përgatitura për këto mosha, si dhe ligjëratave të mbajtura nga KEDS.
Si kompani mirëpresim të gjitha iniciativat që kanë për qëllim kursimin e energjisë elektrike dhe bëjmë thirrje të vazhdueshme për kursim të energjisë, si metoda më e lehtë dhe që mund të aplikohet nga të gjithë, për një sistem të qëndrueshëm elektroenergjetik.

Të tjera
-
Zogaj: VV-ja parti fituese por humbëse e respektit për Republikën e Kosovës
Deputeti i LDK-së Alban Zogaj, ishte i ashpër në fjalimin e tij pas dështimit...
-
Dedaj: LVV po e vret shtetin dhe demokracinë, turpi është nder për ta
Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të ra...
-
PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës pas vdekjes së Agon Zejnullahut
Pas mbylljes së seancë së 44-të në foltoren Kuvendit, deputeti i PDK-së, Përp...
-
Krasniqi: Rasti i Agon Zejnullahut kërkon vëmendje të menjëhershme nga institucionet përkatëse
Deputeja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi konsideron se rasti i Agon Zejnullahut p...
-
Behrami – Haxhiut: E nderuara ushtruese e përjetshme e kandidates për kryetare, respektoni Kushtetutën
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, në seancën konstitu...
-
Haradinaj: Edhe presidentja e tha se duhet pëlqimi i Kuvendit për votim të fshehtë, Kurti e ka nda mendjen për keq e më keq
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes se ...
-
Pyetjet për doktoraturën në Francë e shqetësojnë, AGK reagon, thotë se deputeti Kraki e ka kërcënuar gazetarin
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar kërcënimin që ia ka bërë depu...
-
Ndodh edhe kjo, Xhelal Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka buzëqeshur kur ës...
-
Dështon edhe seanca e 44-të – Dehari sërish ua ndalë fjalën, tensione mes deputetëve në Kuvend
Edhe seanca e 44-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kos...
-
Guri nga foltorja e Kuvendit: Qetësohuni, oj Fitore a i ke kthy ende 200 mijë eurot, mos kesh se marre
Seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tens...
-
“Sveçla s’është mo”, Limaj kërkon përgjegjësi nga Drejtori i Policisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi publike n...
-
Deliu: Presim përgjigje nga Kushtetuesja për shkeljet e vazhdueshme të bëra nga Dehari
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, është deklaruar par...