KEDS avancon tutje sigurinë, kushtet dhe shëndetin e punëtorëve
Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 28 September 2022
KEDS vazhdon ta trajtojë me seriozitetin më të lartin sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në punë.Pas shumë aktiviteteve gjatë gjithë javës, kompania ka realizuar edhe simulimin e evakuimit të punëtorëve në distriktin e Prizrenit në rast zjarri.
Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS, z. Alpin Dogan, dhe menaxhmenti i lartë i kompanisë kishin udhëtuar drejt Prizrenit për ta vëzhguar nga afër realizimin e simulimit, që nisi nga improvizimi i një tymi në ndërtesën e distriktit të KEDS aty. Menjëherë intervenuan zjarrfikësit, bashkë me ndihmën e parë, në asistencë të ekipeve të KEDS-it dhe Policisë së Kosovës.Pas aktivizimit të alarmit, evakuimi i punëtorëve dhe intervenimi i zjarrfikësve dhe i ndihmës së parë u realizua brenda një kohe shumë të shkurtër, çka rezultoi me një bashkëpunim të ngushtë në mes të policisë, zjarrfikësve dhe ndihmës së parë. Z. Dogan u ka ndarë mirënjohje të gjitha institucioneve që asistuan në realizimin e këtij simulimi që mund të shpëtojë jetë në rast të ndonjë situate të paparashikuar.
Akterët që mundësuan këtë ushtrim tregojnë si rrodhi ngjarja e simuluar.
“Porsa pranuam informatën nga Policia e Kosovës, arritëm në vendin e ngjarjes brenda pak minutave, ku edhe gjetëm vetëm një person në katin e dytë të ndërtesës, i cili kishte mbetur i ngujuar në njërën nga zyrat e saj. Atë e nxorëm jashtë dhe ia dorëzuam ekipit të ndihmës së shpejtë. Gjithçka shkoi në rregull!, tha Sahit Xhemaj, shef i ndërrimit i zjarrfikësve në Prizren.
Edhe përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe të ndihmës së shpejtë u shprehën të kënaqur me shpejtësinë e intervenimit të ekipeve përkatëse në vendin e ngjarjes.Këto aktivitete dëshmojnë përkushtimin e vazhdueshëm të KEDS për përmirësimin e shërbimeve që ofron dhe implementimit të Standardeve ISO.
“Përveçqë kanë të bëjnë me implementimin e Standardeve ISO, këto aktivitete janë edhe obligim ligjor, bazuar në Ligjin për Siguri dhe Shëndet në Punë. Aktiviteti i sotëm i simulimit të një aksioni për shpëtim, mbi të gjitha është edhe tregues i sigurisë së punëtorëve tanë në objekt”, tha Burim Islami, menaxher për shëndet dhe siguri në punë në Departamentin për Cilësi, Siguri dhe Trajnime në KEDS.KEDS po shënon Javën e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë për të katërtin vit radhazi, duke realizuar aktivitete të ndryshme përmes praktikave më të mira në vendet e punës.
Pas përfundimit të këtij aktiviteti, z. Dogan, bashkë me ekipin e tij përcjellës dhe përfaqësuesit e KEDS në distriktin e Prizrenit, bënë inaugurimin e ndërtesës së re ekskluzive për punëtorët e mirëmbajtjes dhe lidhjeve të reja në rrjet. Ndërtesa moderne dykatëshe tashmë do t’i përmirësojë ndjeshëm kushtet e punëtorëve të kompanisë në qytetin e dytë më të madh të vendit.
Të tjera
-
SPAK s’gjeti prova që përfshijnë Olsi Ramën në dosjen “Xibraka”, Rama: Im vëlla u përdor si mish për top
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u është drejtuar të dielën qytetarëve me...
-
Jack Smith jep dorëheqje nga Departamenti i Drejtësisë
Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, ka dhënë dorëheqje nga Departamenti amerikan...
-
Dy masakra në dy vjet e gjysmë: Mali i Zi injoroi thirrjet për kontroll të rreptë të armëve
Për dy vjet e gjysmë, dy vrasje masive në Cetinje të Malit të Zi. Në gusht...
-
Shahin Dervishaj në Çitak: Njerëz të thjeshtë e modest që besojnë fuqishëm ndryshimin që PDK do e sjell në Kosovë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shah...
-
Ferat Shala: E filluam fushatën me bindjen se do ta përmbyllim me fitoren e madhe
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës Ferat Shala, ka koment...
-
Rreth 35 mijë shtëpi dhe biznese ende pa energji elektrike në Los Anxhelos
Rreth 35 mijë shtëpi dhe biznese nuk kanë energji elektrike në Los Anxhelos, ...
-
O’Brien: SHBA do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës që të ketë sukses në aspiratat e saj
Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazi...
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave dhe vëzhguesve- Si bëhet aplikimi?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...
-
Ia gjetën një snajper në shtëpi, Policia e arreston e më pas e liron burrin në Deçan
Një person është arrestuar e më pas është liruar pasi në shtëpinë e tij është...