Lajme

Kearns: Shqetësues sulmi i orkestruar ndaj Policisë së Kosovës, pamjet shfaqin milici të pajisur mirë

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 24 September 2023

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar pas vrasjes së një polici në veri të Kosovës, duke thënë se është shqetësues sulmi i orkestruar ndaj forcave të rendit në Kosovë.

Ajo tha se pamjet fillestare shfaqin personat e armatosur janë “milici e financuar dhe e pajisur mirë, duke përfshirë edhe automjete të blinduara”.

“Përgjegjësia duhet të mbahet dhe ata duhet të përballen me drejtësinë. Le të shpresojmë që askush tjetër të mos lëndohet”, tha Kearns.

-Advertisement-

Më tej, Kearns i ka shprehur ngushëllime familjes së policit të vrarë në krye të detyrës.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy