Lajme

Kearns kritikon Stanon: Nuk ke ekuilibër kur akuzon Kosovën për sjellje joevropiane

Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 14 August 2023

Deputetja britanike, Alicia Kearns, e ka kritikuar paraqitjen e Peter Stanos, zëdhënësit të shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në një konferencë ku ka folur për Kosovën.

Sipas Kearns, Stano ka treguar mungesë të plotë të ekuilibrit në marrëdhëniet e BE-së me Kosovën.

“Të thuash që Kosova ka “paaftësi për t’u sjellë në mënyrë evropiane” është një keqinterpretim i rëndë, por më pas të mos përmendësh veprimet e Serbisë në listën e dhënë më poshtë?”, ka shkruar Kearns.

-Advertisement-

Ajo ka publikuar edhe një listë të gjatë me veprimet e Serbisë që nuk janë në një linjë me standardet dhe kërkesat e BE-së.

Stano kishte deklaruar se Kosova ka pasur një sjellje që është në kundërshtim me vlerat evropiane lidhur me zhvillimet e fundit në veri, dhe sipas tij, për këtë gjë Serbia ka vendosur masa. Tutje, theksoi se masa do të vendosen edhe ndaj Serbisë nëse nuk shkel standardet evropiane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera