Rozë

“Ke vënë prapanicë plastike, ku e ke blerë?”, Sara Hoxha i përgjigjet ndjekëses: E vlerësoj…

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 13 October 2023

Sara Hoxha, së fundmi është përfshirë në media më shumë se një pjesë e mirë e showbizit shqiptarë.

Tashmë, pasi ka luajtur për herë të parë në një film, aktorja u përfol shumë për kalimin në tapetin e kuq të premierës, si për mungesën e partnerit ashtu edhe për look-un e saj.

Por një mesazh nga një ndjekëse e ka habitur Sarën, e cila e ka shpërndarë edhe në rrjetin social “Instagram”.

-Advertisement-

“A kishe vënë prapanicë plastike. Mu dukën dy shenja si të rrumbullakëta. Vetëm dojë të të pyes ku i ke ble, kam nevojë edhe unë”, i shkruan ndjekësja.

Sara i përgjigjet: “D.m.th. vlerësoj shumë këtë sinqeritet, por çfarë po thua mi motër”.

Një detaj tjetër për të cilin Sara u diskutua shumë, ishte një ndërhyrje në fytyrë, të cilën ajo e pranoi pa hezitimin më të vogël.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera