Kë takoi Konjufca gjatë vizitës zyrtare në Gjermani
Autori: Gazeta inFokus
17:31 | 11 October 2023
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka qëndruar për disa ditë në Gjermani. Gjatë vizitës zyrtare atje, Konjufca është pritur nga drejtues të lartë të shtetit gjerman dhe po ashtu ka takuar bashkatdhetarë që jetojnë në Gjermani.
Kreu i Kuvendit të Kosovës ka zhvilluar një takim me Presidenten e Bundestagut Gjerman, Bärbel Bas, me të cilën ka diskutuar për çështje të rëndësishme, me orientim në kahjen që partneriteti i ngushtë e i palëkundur nëpër vite midis Kosovës dhe Gjermanisë të thellohet më tej në drejtim të zhvillimit të interesave dhe synimeve tona të përbashkëta.
Kryetari Konjufca ka falënderuar homologen e tij gjermane për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë gjithnjë Republikës së Kosovës që nga themelimi i saj, por edhe më herët se kaq, si dhe për qëndrimet e qarta të Gjermanisë sa i përket sulmit terrorist në Banjskë.
Duke e njohur presidenten e Bundestagut me sukseset që Kosova ka shënuar sa u përket treguesve të demokracisë në vend, kryetari Glauk Konjufca ka potencuar nevojën për shkëmbimin e mëtejshëm të përvojave parlamentare dhe ekstraparlamentare sa i përket rritjes së kapaciteteve demokratike.
Presidentja e Bundestagut gjerman, Bärbel Bas, ka konfirmuar se mbështetja diplomatike, partneriteti dhe bashkëpunimi i gjithanshëm midis dy vendeve do të vazhdojë edhe më tutje.
Në vazhdim të vizitës në Gjermani kryetari i Kuvendit të Kosovës ka zhvilluar takime të veçanta edhe me drejtues të komisioneve të ndryshme të Bundestagut.
Ai është pritur nga Kryesuesi i Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut Gjerman, Michael Roth dhe nga anëtarët e këtij komisioni, Michelle Müntefering, Adis Ahmetovic, Jürgen Hardt, Peter Beyer, Thomas Hacker dhe Boris Mijatović, nga Komisioni i Mbrojtjes, i kryesuar nga Marie-Agnes Strack-Zimmermann, si dhe nga kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane, Anton Hofreiter dhe anëtarë të tjerë të këtij komisioni.
Gjatë këtyre takimeve Konjufca ka shprehur falënderimin e tij dhe të Republikës së Kosovës për rolin mbështetës dhe shumë të rëndësishëm të Gjermanisë për vendin tonë në periudha dhe rrethana të ndryshme.
“Kryetari i Kuvendit i ka njoftuar ligjvënësit gjermanë lidhur me gjendjen e sigurisë në Kosovë, veçanërisht pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, përderisa ka shprehur shqetësimin e institucioneve të Kosovës për rrezikun e përsëritjes së një skenari të tillë me përmasa akoma më të mëdha, nëse bashkësia ndërkombëtare nuk e dënon me ashpërsi dhe konkretësi rolin e Serbisë në këtë cenim të sovranitetit dhe sigurisë të Republikës së Kosovës. Konjufca ka veçuar reagimin e Gjermanisë në dënimin e këtij tentim-invazioni të Serbisë kundrejt Kosovës”.
Konjufca është shprehur mirënjohës edhe për kontributin e Berlinit zyrtar ndaj Kosovës në proceset integruese evropiane, liberalizimit të vizave, ekonomisë dhe energjisë së qëndrueshme.
“Kosova gjithnjë është e hapur për thellimin e bashkëpunimit me Gjermaninë, partnerit tonë të pazëvendësueshëm, me një rol qendror në Bashkimin Evropian ku vendi ynë natyrshëm dhe pashmangshëm aspiron të integrohet”, tha Konjufca.

T� tjera
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...



































