Lajme

KE-Pfizer, kontratë 2-vjeçare për 900 milionë doza

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 08 May 2021

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë me dijeni se një kontratë e madhe midis KE-së dhe kompanisë farmaceutike Pfizer, për 900 milionë doza vaksinash kundër Covid-19.

Një opsion shtesë me 900 milionë doza të tjera, është i mundur nëpërmjet klauzolave të kësaj kontrate.

Gjykata cakton paraburgimin ndaj personit që falsifikonte diploma

-Advertisement-

Presidentja ka siguruar gjithashtu se vaksina të teknologjisë së re, po përpiqet të kontraktohen.

Nëse opsioni i 900 milionë dozave shtesë zgjidhet të merret, totali do të shkonte në 1.8 miliardë. Kjo shifër do të ishte më se e mjaftueshme për vaksinimin jo vetëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe më gjerë.

KE-ja aprovoi një parti me 615 mijë vaksina për Ballkanin Perëndimor në muajin prill. Dozat e para kanë filluar tashmë të vijnë në Ballkan.

Shqipëria është përftuese e partisë së dytë më të madhe në rajon, me 145 mijë doza.

Nuk dihet ndërkaq, nëse këto doza të reja të kontraktuara për periudhën 2021-2023, do të përdoren edhe pë të ndihmuar vendet jashtë unionit. /Albanianpost.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera